Edi Ramës t’ia bëjmë gjyqin këtu në Shqipëri, ato me të cilat ka paguar McGonigalin janë thërrime

0
7

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te korruptimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë tubimit te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se para se të shkojë tek McGonigali, Edi Ramës t’ja bëjmë gjyqin këtu në Shqipëri.

Berisha: Të dashur miq, para se të përfundojë tek McGonigal, ftoj qytetarë shqiptarë, demokratë, të paparti, socialistë, qytetarët e vjedhur shqiptarë nga Edi Rama, t’ja bëjmë gjyqin këtu në Shqipëri.

T’ja bëjmë gjyqin këtu në Shqipëri, se ato me të cilat ka paguar McGonigalin janë thërrime krahasuar me miliardat që po vjedh me Alabarin në Portin e Durrësit.

Janë asgjë në krahasim me qindra e qindra milionë që ndan me Lubinë, në ndërtimin e rrugëve me çmime 10 herë më të larta se Kroacia.

Janë thirrime krahasuar me 30% që merr në çdo firmë, në çdo resort, në çdo kullë, në çdo ndërtesë në këtë vend, siç paditet rëndom.

Pra edhe njëherë qytetarë dhe qytetare, me zemërimin tonë, me revoltën tonë, me mosbindjen civile ti japim Edi Ramës, një minutë e më parë atë që meriton.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Fitore, fitore, fitore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here