Lidhjet e Veliajt me Iranin dhe Rusinë’/ Këlliçi: Kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë deklaratën e fortë në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi është shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së për shkak të aferës me inceneratorin e Tiranës dhe lidhjet e tij që shkojnë deri në Iran me Mapna Group dhe Gunvor në Rusi.

Më shumë sesa një korrupsion, çështja e Iranit në “kthetrat” e Erion Veliajt ngre shumë dyshime.

Kompani shtetërore iraniane lidhen me kompani në Itali dhe vijnë për inceneratorin e Tiranës. Ata janë të lidhur me njerëzit dhe grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve.

Çështjet e sigurisë kombëtare dhe lidhjet me Iranin, në çfarëdolloj forme, direkte apo indirekt, flasin jo pak dhe janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër që është diskutuar deri më sot.

Share it :