Opozita organizoi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ata akuzojnë kreun e kësaj bashkie si pronari faktik i inceneratorit dhe si kreu i bandës së hajdutëve 5D.
Tedi Blushi: Po qëndroni këtu në një qendresë heroikë kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope septike korrupsioni që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhë edhe 500 milionë euro taksa tuajat.
Ne nuk mund të presim që një hajdut , ku prindi 2 i Sorosit në Shqipëri të tallet me taksat tuaja.Ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën e turpit sepse askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të Drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale te Edi Ramës.Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim te kjo strukturë, asnjë besim te kjo strukturë.
Drejtësinë duhet ta bëjmë ne. Drejtësinë duhet ta bëjë populli. Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të policisë së shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar. Dhe janë vendosur aty vetëm për një shërbim se si të vjedhim vota për Edi Ramën. Se si të vjedhin vota për Erjon Velinë. Asnjë besim edhe tek kjo strukturë.
Ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne. Ndaj është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, çdo ditë në revoltë, çdo ditë ne përballje. Dhemb për dhëmb me çdo sakrificë deri sa ti shporrim.