Koordinatorja për Departamentet në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, në flajën e saj në protestën parar bashkisë Tiranë u ndal te ndikimi i George Soros në politikën shqiptare.
Bardhi kritikoi ashpër qeverinë Rama dhe administratën e Veliajt, duke i cilësuar si të kapur nga interesa të huaja.
Në fjalën e saj, ajo i dha një rëndësi të veçantë rolit të opozitës dhe mbështetjes ndërkombëtare për të sjellë ndryshim.
“Do të doja të ritheksoja një fakt që ka dalë në pah ditën e djeshme. Në këtë letër është shkruar, e zeza mbi të bardhë, se bota është kapur nga Soros. Po ashtu, qeveria shqiptare është kapur nga Soros.
Soros është ai që ka dashur të tejzgjatë qeverisjen e Edi Ramës, të Erion Veliajt dhe të të gjithë grupit të personave të tjerë, të cilët jo vetëm po vjedhin, por kanë tentuar të na ç’natyralizojnë të gjithëve.
Marco Rubio, i emëruar Sekretar i Shtetit nga presidenti Trump, thekson në këtë letër se të gjithë bashkëpunëtorët e SHBA-së po ndëshkohen me “non grata”.
Kjo ka ndodhur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, liderin e opozitës, Sali Berisha. Kjo është arsyeja pse opozita sot ndodhet në këtë situatë dhe pse sot është në protestë.
Nuk është një protestë modeste; absolutisht, të gjithë shqiptarët kanë sytë nga opozita dhe kërkojnë largimin e qeverisë së hajdutëve.
U pa shumë qartë se Blinken ishte një kukull e Sorosit. Shqipëria do të tregojë se jo vetëm me votë, por edhe me mbështetjen e SHBA-së, opozita do të vijë për të drejtuar vendin ashtu siç e meriton”, tha Bardhi.