Opozita do të zhvillojë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme në orën 11.00.
Ata kërkojnë largimin e kreut të bashkisë si i përfshirë në skandale të mëdha vjedhjesh dhe korrupsioni siç janë incenaratorët dhe vjedhja e hapur e parave publike me skemën 5D të drejtoreve të Veliajt.Edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shpërndarë një postim në Facebook një ditë më parë, duke ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 15 nëntor përpara selisë së 5D dhe inceneratorit të Tiranës.
Ai ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për abuzime të mëdha financiare, duke e quajtur atë “lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar”. Këlliçi gjithashtu ka ngritur shqetësimin për pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorin që nuk funksionon, ndërsa ka kritikuar SPAK për përfshirjen në një betejë politike me opozitën.
POSTIMI I KËLLIÇIT:
Të premte, datë 15 nëntor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.
Bashkia Tiranë sot është shndërruar në lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar, me dhënien e lejeve të ndërtimit për mbi 10 milionë metër katrorë sipërfaqe.
Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një incenerator që nuk ekziston.
Nga ana tjetër SPAK vijon betejën politike me opozitën!
Afërmendsh që Veliaj paska patur të drejtë kur i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK!