Jakaj: Ambasadat dhe Konsullatat, të përfshirë në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim të plotë me statusin e Shërbimit Diplomatik në fushatën e Partisë Socialiste

Fjala e Sekretarit për Diasporën në Partinë e Lirisë, Z. Besnik Jakaj.

Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë, jemi sot në këtë konferencë me Znj. Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, për të denoncuar një akt të paligjshëm, të papërgjegjshëm dhe kriminal, që bën e gjithë Trupa Diplomatike në përfshirjen e fushatës politike të Partisë Socialiste.Ambasadat dhe Konsullatat, janë përfshirë në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim të plotë me statusin e Shërbimit Diplomatik ne fushaten e Partisë Socialiste.

Ne i kemi parë në takimet që ka organizuar Kryeministri I vendit në SHBA, në Itali dhe në Greqi përfshirjen e Trupës Diplomatike në fushatën politike.
Ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka marre një tur takimesh nën mantelin e “Javëve Kulturore” në bashkëpunim me drejtuesit politikë të PS, si Qarku I Gjirokastrës, I Korcës dhe kështu me rradhë. Janë përfshirë në fushatë politike në mënyrë antiligjore I gjithë shërbimi Diplomatik.

Kemi fotot e Kryetarit të Bashkisë të Korcës, që thërret në takim, në Ambasadë dhe në Konsullatë emigrantët dhe Diasporën Shqiptare për ti organizuar në fushatën politike të Partisë Socialiste.

Në emër të Parisë së Lirisë, I bëj thirrje Ministrit për Europën të heqi dorë nga kjo fushatë e paligjshme politike , të perfshirjes së Trupës Diplomatike në fushatën e Partisë Socialiste.
Duhet të kuptojë që shërbimi Diplomatik është I depolitizuar dhe nuk mund të bëhet pjesë e një partie politike në fushatë antiligjore për zgjedhjet e ardhshme.

bejmë thirrje shërbimit diplomatike, Diplomatëve të Shqipërisë , të mos përfshihen në këtë fushatë.
Partia e Lirisë dhe Opozita në tërësi po mbajmë shënime dhe të gjithë këta njerëz që shkelin ligjin e Shërbimit Diplomatik , sapo Opozita të jetë në pushtet, do të mbajnë përgjegjësi ligjore për shkeljen e ligjit të Shërbimit Diplomatik.
Në këtë kuadër i bejme thirrje të gjithë Administratës Publike, të heqin dorë nga plotësimi I listave të paligjshme që ka shpërndarë PS dhe Drejtorët e Partisë Socialiste, punonjësve për të plotësuar në mënyrë të paligjshme emra që jetojnë në Diasporë, me adresë, me numër telefoni, me kuti postare për tu përfshirë në një fushatë të paligjshme, të padrejtë dhe të pandershme.

Duhet të kuptojmë që Shërbimi Diplomatik I përket Shqipërisë dhe jo Partisë Socialiste, prandaj të gjithë ata që shkelin statusin e Shërbimit Diplomatik, I garantojmë që do mbajnë përgjegjësi sipas ligjit dhe nuk do jenë më pjesë e shërbimit Diplomatik në të gjitha rastet kur shkelin statusin dhe detyrat e tyre funksionale që kanë për të zbatuar.

Përfshirja në këtë lloj fushate me të gjithë drejtuesit e PS në të gjithë shërbimin Diplomatik, po shkel rregullat e garës elektorale në mënyrë totalisht të paligjshme, prandaj populli shqiptar, I Shqipërisë dhe I Diasporës, do bashkohet më shumë se kurrë për ti dhënë përgjigjen e duhur Narkoqeverisë dhe Narkoshtetit që po përdor të gjitha strukturat dhe po përdor të gjitha shërbimet në mënyrë të paligjshme për fushatën zgjedhore që e kemi përpara.

Faleminderit!

Share it :