Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese dhe anëtarët e PL-së në Qarkun e Beratit, ku ka prezantuar programin për zgjedhjet parlamentare 2025
Blushi ka theksuar se rezultati i PL në Berat në zgjedhjet 2025 do të jetë spektakolare dhe se do të vijojnë takimet derë më derë për të prezantuar 5 prioritetet tona madhore.
Gjithashtu Blushi ka prezantuar edhe programin e PL për pensionistët, si mbulimi i plotë financiar i të gjithë barnave, që përdoren dhe të përshkruara me recetë mjekësore.Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur:
1. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike.
2. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
3. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
Ne angazhohemi gjithashtu për:
Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore.
Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.