Blushi: Besa-Besë me Kavajën për një tjetër fitore madhështore në 2025

0
41

Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi zhvilloi një takim me drejtuesit e ekipit të PL-së në Kavajë.

Postimi i Blushit:

Besa-Besë me Kavajën për një tjetër fitore madhështore në 2025!Së bashku me Sekretarin për Organizimin, Artimis Peca zhvilluam sot një takim pune me drejtuesit e ekipit fitues të Partisë së Lirisë në Kavajë, Nënkryetarin e Bashkisë dhe Kryetarin e PL, Baki Dervishi dhe këshilltarët tanë të mrekullueshëm bashkiakë Elmira Kumbara, Rexhep Verrija, Kledja Vishkulli dhe Enea Stefa.

Mirënjohje e përulësi për secilin nga mijëra anëtarët tanë në Kavajë që dhanë një kontribut të vyer për rikthimin e Bashkisë në duart e qytetarëve.

Tani është koha të riorganizohemi më fort për vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe sigurisht për fitoren e padiskutuar në zgjedhjet e afërta.

Kavaja, simbol i traditave dhe vlerave, i lirisë dhe demokracisë, do t’i prijë Ndryshimit në të gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here