Ditën e djeshme, Jozefina Topalli, drejtuesja politike për diasporën, e ftuar në eventin ‘Nëntori Shqiptar’ me diasporen në Nju Jork u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë si një mundësi kyçe që Shqipëria përmes kontributeve të shqiptarëve, të ndihmojnë që të ecë përpara.Zëri juaj duhet të dëgjohet dhe angazhimi juaj është jetik për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë premtimin e saj te humbur’– u shpreh Topalli.
Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë.
Mbase jeni mundesia kyce , qe Shqiperia ka ,per te mos rreshqitur drejt zbrazjes te parekuperueshem.
Të dashur miq dhe bashkëkombës,
Është një emocion i papershkrueshem te jem ketu, perballe jush, mes jush – njerëz të cilët, pavarësisht largësisë fizike, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër. Ju që keni lënë pas tokën e lindjes për të ndjekur ëndrrën amerikane, por që kurrë nuk e keni harruar atdheun.
Kontributet tuaja ekonomike, sociale, dhe kulturore janë të pallogaritshme. Çdo ndihmë që dërgoni për familjen, çdo projekt investimi, çdo partneritet që krijoni, çdo promovim të kulturës shqiptare – të gjitha këto janë hapa që na ndihmojnë të ecim përpara.
që keni ardhur këtu me ëndrra të mëdha dhe sakrifica, ju jeni mishërimi i forcës së popullit tonë. Sejcili kujton , here me fjale e me shume ne heshtje ato rrugë të veshtira, që keni përshkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjet tuaja, dhe kjo më sjell para syve një nga karakteristikat më të bukura të tokes sonë – krenarinë, fuqinë dhe shpirtin e fortë të njeriut, që nuk dorëzohet asnjëherë.
Sejcili ka historine e vet personale. Por te gjithe keni kaluar ne fillim perzierje ndjenjash te fuqishme, mendimesh e pasigurish te forta e te perbashketa, deri sa ia keni mbrritur ketu.
Kur mbrrita ne Nju Jork, me thoshte nje shok imi, qyteti me duket tej i madh dhe i huaj.
Nuk flisja mire gjuhen, dhe cdo dite ishte nje beteje per te kuptuar e per t’u kuptuar.
Kujtoj se si flija cdo nate me mendimin e fiksuar tek nana jeme, qe nuk e kisha pare qe nga dita qe hypa ne ate avion.
Cdo telefonate me familjen ne ate kohe, ishte nje perzierje gezimi dhe dhimbjeje; sepse e dija qe zeri ne anen tjeter te oqeanit nuk mund te me zevendesonte nje perqafim apo nje perkedhelje nane.
Sa here kam degjuar e degjoj historite tona neper bote, prekem …shume ,por edhe krenohem per kurajon e vendosmerine e shqipes sone.
Ju jeni krenaria jone, jeni inspirim.
Pavarësisht ku jetojmë, lidhjet tona janë të pathyeshme.
Ju e dini se, sot jemi përballë një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë – largimi i të rinjve dhe i njerëzve nga Shqipëria, si ne nje eksod gati biblik..
Në çdo lagje, në çdo fshat, e ndjejmë boshllëkun që po lë kjo ikje.
Nuk është thjesht humbja e një personi, por është një humbje e shpresës, e së ardhmes, dhe e energjisë që mund të ndërtojë vendin tonë.
Ndaj dhe
Jemi mbledhur sot këtu jo vetëm për të ndarë kujtimet dhe dashurinë për vendin tonë, jo vetem per te nderuar arritjet tuaja ne bote, por edhe për të përballuar një realitet që na rëndon të gjithëve: Shqipëria jonë e dashur po zbrazet dita-ditës.
Sot kemi shkolla që nuk kanë më zërat e fëmijëve që dikur mbushnin klasat dhe rrugët e qytetit.
Shqipëria mbetet gjithnjë më e vetmuar.
Une dua te ndaj me ju edhe shifra.
Statistikat tregojnë se mesatarisht mbi 50 mije persona emigrojnë nga Shqipëria çdo vit .
Dmth cdo vit largohet nje qytet.
Kjo ka bere Shqiperine edhe me te vogel; por edhe me te plakur.
Te rinjte janë në kërkim të një jete që nuk i kufizon ëndrrat e tyre. Ata e duan vendin, por ndihen të pafuqishëm përballë sfidave të përditshme, dhe ikja u duket shpëtimi i vetëm.
—— Por çfarë ndodh me Shqipërinë që lënë pas?
Kur një i ri largohet, nuk humbet vetëm një qytetar – humbet një shpresë për të ardhmen.
Shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet .Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet.
Por unë besoj se ne mund ta ndryshojmë këtë situate.
E kemi detyrim ndaj brezave që kanë sakrifikuar dhe ndaj atyre që do të vijnë. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Shqipëri që i mban të rinjtë e vet, që u ofron mundësi, që i jep arsye edhe për të qëndruar.
Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë.
Per kete na duhet edhe nje here ndihma juaj.
Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë, diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë.
Mbase jeni mundesia kyce , qe Shqiperia ka ,per te mos rreshqitur drejt zbrazjes te parekuperueshem.
Zëri juaj duhet të dëgjohet dhe angazhimi juaj është jetik për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë premtimin e saj te humbur.
Të dashur bashkëkombës, largimi nuk është një rrugë pa kthim. Le të bashkojmë forcat.
Le te votojme dhe të ndërtojmë një të ardhme ku të rinjtë tanë të ndihen të sigurt dhe të lumtur të jetojnë edhe në tokën e tyre. Shqipëria është vendi ynë i përbashkët dhe, vetëm së bashku, mund ta bëjmë atë të fortë dhe të begatë.
Diaspora është pjesa më e vyer e popullit tonë, sepse keni një vullnet të paepur për të ndihmuar dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në vendlindje.
Ju falenderoj për gjithçka që bëni.
Për mbështetjen tuaj, për zemrën e madhe dhe për të gjithë sakrificën që keni bërë në emër të një Shqipërie më të mirë.
Le të ecim përpara së bashku, të bashkuar nga dashuria për vendin tonë të përbashkët dhe të frymëzuar nga e ardhmja që mund të ndërtojmë së bashku.
Ju faleminderit për gjithçka që bëni për Shqipërinë dhe për atë që vazhdoni të jeni – shqiptarë të vërtetë me zemër të madhe