Bardhi: Qeveria ka parashikuar zero fonde për rritjen e pensioneve për vitin e ardhshëm

0
13

Qeveria pranoi se nuk do të ketë rritje të pensioneve gjatë vitit 2025. Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në kuvend për Buxhetin, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se, qeveria ka parashikuar zero fonde për rritjen e pensioneve për vitin e ardhshëm. Deklarat e Bardhit u konfirmuan nga Ministri Financave Petrit Malaj, i cili madje nuk dha garanci as nëse për vitin e arshëm do të ketë fonde për shpërblimin e fundvitit. Gazment Bardhi akuzoi qeverinë, se ka braktisur fermerët dhe shtresat në nevojë, ndërsa ka fryrë administratën me 200 mij punonjës të cilët shërbejnë vetëm për vota.

Fjalimit të kryeministrit për buxhetin në Kuvend, ku në vend të rritjes së pensioneve, propagandoi bonusin e fundivit, iu përgjigj kreu i grupti parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Bardhi: Pensionet në vendet e rajonit, në Malin e Zi pensioni minimal është 450 euro, në SErbi është 388 euro, në Maqedoninë e veriut është 406 euro, në Bosnje është 369 euro. Po në Shqipëri sa është? Është 183 euro pensioni mesatar. Pensionistët presin pension minimal apo mesatar sin ë vendet e rajonit. Bardhi: Të dhënat zyrtare tregojnë se pensionistët e kanë 8% më të ulët seç e kishin në buxhetin e tij të parë, para 12 vitesh në raport me kostot.

Mungesën e fondeve për rritjen e pensioneve gjatë vitit 2025 e konfirmoi edhe Ministri i Finacve Petrit Malaj, i cili iu përgjigj pyetjes së Gazment Bardhit se për vitin e ardhshëm do të krijohet një llogari në Bankën e Shqipërisë për të siguruar vetëm shpërblimin e fundvitit.

Ministri: Bonusi i fundvitit u ezuruar nga kryeministri, bonusi do jetë 100 milionë euro. Do të celet një llogari pranë bankës së shqipërisë, që do të alokojë fonde për bonusin e fundivit në 2025.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhiu iu përgjigj kryeministrit edhe për dekalratat e tij në lidhje me rritjen e fondit tëp agave të administratës, që ka shkuar nga 500 milionë në 1.3 miliardë Euro. Sipas Gazment Bardhit kjo shifër është e vërtet, por për faktin se sot administrate publike ka 200 mijë punonjës nga 89 mijë që kishte në vitin 2013 kur ishte në qeveri partia demokratike.

Bardhi: Foli këtu për rritje të fondit të pagave. Ka qenë tha 500 milionë euro dhe e kanë çuar në 1.3 miliardë euro. Në kohën e PD, kishte 89 mijë punonjës në sektorin publik. Ju e keni cuar në 200 mijë në sektorin publik. tha që janë rritur pagat minimale e mestare, por a e di sa janë rritur kostot e jetesës? A e di sa sihte buka në 2013? Sa ishte vaji, veza, sa ishin produktet e shportës? Janë trefish sot që flasim produkteve të shportës.

Gazment Bardhi iu përgjigj kryeministrit edhe për fondin që do të shkojë për bujqësinë, duke treguar me shifra se sot Shqipëria subvencion 4 herë më pak fermerët se vendet e rajonit, ndërsa akuzoi qeverinë se për shkak të vjedhjes së fondeve IPARD, prej dy vjetësh BE ka ngrirë këto fonde për shqipërinë.

Bardhi: Tha se kemi planifikuar 146 milionë euro. Tregoi buxhetin që i është kaluar ministrisë, por jo për subvencionet. Për subvencionet e fermerëve ka vënë në dispozicion vetëm 44 milionë euro. Shqipëria ka dy vite që merr zero euro nga fondet e BE, ndërkohë Serbia ka marrë 288 milionë euro.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment BArdhi gjatë fjalës së tij, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se buxhetin e vitit 2025 e ka konsultuar me oligarkët që pi raki e ha qofte, ndërsa miliarda euro të taksave të shqiptarëve do të shkojnë në xhepin e 7 prej oligarkëve miq të kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here