Berisha: Kjo rezolutë është fitore e madhe e opozitës shqiptare!

0
29

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët e ka cilësuar si një fitore të opozitës, miratimin e rezolutës nga ana e Internacionales së Qendrës Demokratike, ku bëjnë pjesë 108 parti.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha

Ne do ua shpërndajmë tekstin e rezolutës sapo ta përkthejmë.

E kemi në anglisht dhe po përkthehet dhe do u dërgohet ndërkohë të gjitha medieve.

Kjo është një fitore e madhe e opozitës shqiptare.

Është një fitore e madhe e demokracisë në Shqipëri.

Është një mbështetje e fuqishme që organizata më e madhe e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë në botë u jep opozitarëve shqiptarë.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që mbështetën pa asnjë rezervë dhe me vendosmëri rezolutën e PD, e shndërruan atë në rezolutë të internacionales ndërkombëtare të qendrës, më të madhes organizatë.

Përgëzime për punën që kanë bërë përfaqësuesit e PD, kryetarja e LDG, anëtarja e kryesisë Albana Vokshi dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

Duke e mbyllur këtë njoftim për mediat, siguroj demokratët dhe popullin opozitar se propaganda, mashtrimi i kësaj narkoqeverie, se McGonigalët e korruptuar prej saj, do të shkrihen si bryma para diellit me të vërtetat që ne do paraqesim kudo në botë.

Dhe, jam i sigurt siç kam qenë gjithnjë se një diktaturë si çdo diktaturë tjetër, kjo e Tiranës i ka kohërat e numëruara.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here