Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament i tha ndër të tjera kryeministrit Edi Rama se “nuk lahet dhe qelbet era shumë kilometra larg”.
Bardhi i tha Ramës se derdhi ujë në foltoren e parlamentit në mënyrë të pakontrolluar
Sipas tij, buxheti nuk është për qytetarët, por për pesë individë. Më tej, Bardhi deklaroi se qeveria nuk do t’ja dijë për fermerët
Bardhi: Buxheti është për 5 individë. Derdhe ujë në mënyrë të pakontrolluar dhe ike.
Mendon se duke fyer opozitën, ne do biem në kurthin tënd dhe nuk do merremi me buxhetin, por ne do të merremi me buxhetin.
Ne jemi ndryshe nga ty që mban karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar. Se kush është i palarë dhe qelbet erë atë e di çdo shqiptar.
Shko lahu, kurohu dhe bëj pastaj kryeministrin e Shqipërisë.
Buxheti është dëshmi e korrupsionit galopant.
Kjo qeveri nuk do t’ja dijë për fermerët.