Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pensionistët është ndarë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit.
Gjatë fjalës në Kuvend, Rama theksoi se bonusi për pensionistët do të ndahët në dy kategori. Fillimisht pensionistët që kanë pensionin më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin si bonus 150 mijë lekë.
Ndërsa pensionistët që marrin mbi 200 mijë lekë pension do të kenë bonus 100 mijë lekë në fund të vitit.
“Në hyrje të kësaj fjale për pr/buxhetin 2025, dua ‘u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të clirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin tre fishin e bonusit të deri djeshëm, në masën prej 150 eurosh. Ndërsa Pensionitët që kanë pension më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve, nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pensionin më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët,“ tha Rama.