Qori: Pensionistët shqiptarë sot më varfrit në Evropë

I ftuar në Ora News, kreu i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori u shpreh se pensionistët në vendin tonë sot janë varfër në Shqipëri dhe Evropë.

Qori: Pensionistët sot janë varfër në shqipëri dhe Evropë. Pensionistët tanë janë qytetarët më të varfër të kontinentit. Ajo çka e ka bërë me shqetësuese këtë gjë në dekada është se askush nuk ka folur për pensionet dhe pensionistët. U desh ndërhyrja jonë që çështja e pensioneve të vijë në qendër të vëmendjes politike të të gjithëve. Pensionistët i kanë thënë Ramës që të vijë të jetojë me 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo është një çështje dramatike.Nuk ka një çështje sot në vendin tonë që të prekë kaq shumë njerëz dhe të prekë tek buka e gojës dhe ilaçet dhe kujdesi bazik. Problemi është se qeveria edhe partitë i kanë parë pensionistët si patate në thasët e tyre. Njerëzit nuk janë patate që të thuash janë të mijtë për vota.

Share it :