Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka renditur të gjitha pikat që janë miratuar nga kjo rezolutë, e cila ‘dënon lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave’.
Gjithashtu ‘dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri’.
‘Një rezolutë e tillë, kaq e qartë, konkrete dhe që vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë, duke e krahasuar vendin tonë madje me Bjellorusinë e Lukashenkos, me të cilin Edi Rama darkonte para pak ditësh, nuk është miratuar asnjëherë. Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe vendit tonë kanë kthyer sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh i fortë dhe mbështetje në momentin e duhur’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë
Rezoluta historike!
Si asnjë rezolutë më parë, ditën e sotme organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë IDC CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias, miratoi një rezolutë e cila:
1. Dënon fuqishëm lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.
2. Dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
3. Mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare dhe luftën e saj kurajoze për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rikthimin e qeverisjes demokratike e mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.
4. Theksimin e rëndësisë së luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si një detyrë jetike për një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE duke nënvizuar nevojën urgjente të këputjes së fijeve që lidhin krimin me votën.
5. Nevojën për një sistem drejtësie të pavarur i cili nuk përdoret si një armë për të luftuar kundërshtarin politik, por garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.
6. Nevojën që vendi ka për një qeveri teknike bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor dhe garantimin e integritetit të zgjedhjeve.
7. CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të jetë në mbështetje të anëtarëve të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mbështetje të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Miqtë e mi,
Një rezolutë e tillë, kaq e qartë, konkrete dhe që vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë, duke e krahasuar vendin tonë madje me Bjellorusinë e Lukashenkos, me të cilin Edi Rama darkonte para pak ditësh, nuk është miratuar asnjëherë.
Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe vendit tonë kanë kthyer sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh i fortë dhe mbështetje në momentin e duhur.
Zgjedhjet e ardhshme janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ti rikthyer shpresën shqiptarëve dhe për ta rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe të së drejtës.