Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve. Ish deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.
Sipas SPAK, ish-deputeti është futur në listën e sigurt të PS-së përmes ndikimeve të krimit të organizuar, dhe më pas ka favorizuar Altin Hajrin – një person i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – dhe anëtarë të grupit kriminal Farruku. Ky favorizim ka pasur për qëllim shmangien e ndjekjeve nga autoritetet dhe mbështetje për ata që ishin në kërkim.
Jurgis Çyrbja akuzohet nga SPAK për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive),“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha