3 të vrarë në 5 ditë/ Berisha: Rendi dhe ligji janë në dorë të kr*mit

0
26

Berisha shkruan se kjo situatë alarmante tregon mjaft qartë se rendi dhe ligji janë në dore të krimit, i cili ka indiferencën dhe shpesh bashkëpunimin e shtetit në aktet e tij

Postimi i plotë:

Tri vrasje brenda pesë ditësh! Shqipëria më e pasigurtë se kurrë më parë.

Miq, brenda pesë ditësh vendi është tronditur nga tri vrasje, dy prej tyre atentate mafioze dhe një përleshje që solli humbjen tragjike të jetës të nxënësit 14-vjeçar.Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe duke dënuar me forcën më të madhe këto akte kriminale, shtoj se kjo situatë alarmante tregon mjaft qartë se rendi dhe ligji janë në dore të krimit, i cili ka indiferencën dhe shpesh bashkëpunimin e shtetit në aktet e tij. Nëse nuk reagojmë, jeta e gjithsecilit prej nesh, familjarëve, fëmijëve, nipërve apo mbesave mund të jetë humbja e rradhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here