Beti Numa nxjerr “blof” Lapajn

0
93

Aktvisti i kthyer në politikan, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj prej disa javësh është duke u ankuar në rrjetet sociale se po i mungon koha televizive, duke pretenduar se nuk po ftohet në studiot e emisooneve çdo natë siç ftohej dikur.

Por, duket se kjo nuk është tërësisht e vërtetë, pasi Lapaj nuk po pranoj të shkojë në emisioni me çdo panel, pa bërë “naze”. Këtë gjë e ka zbuluar gazetarja dhe moderatorja Beti Njuma.

Në një postim në rrjetet sociale, Beti Njuma shkruan se pasi ka parë statuset e Lapajt, e ka kontaktuar personalisht dhe e ftoi në emisionin e saj, duke i garantuar një studio të hapur për mendimet e tij.

Sipas Njumës, fillimisht Lapaj i ka pranuar ftesën, duke ia konfirmuar edhe mëngjesin e sotëm, por ndryshoi mendim kur ka mësuar se do të ishte në panel me deputetët Agron Shehaj dhe Dashamir Shehu, si dhe me gazetarin Isa Myzyraj.  Gazetarja bën me dije se justifikimi që ka përdor Lapaj ka qenë se ata e sulmojnë “poshtë brezit”.

“Unë nuk e di nga kush ka frikë Lapaj dhe as guxoj të besoj se ndihet i kërcënuar nga dy prej deputetëve më të civilizuar të Kuvendit. Por t’i shmangesh debateve televizive me justifikime të tilla është e pakuptueshme,” shkuan Njuma duke ironizuar situatën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here