Gjokutaj: Apeli më keq se GJKKO-ja, vendimi i Shkallës së Parë dhe i Apelit janë të pajustifikuar

0
37

Avokati i kreut të PL-së, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, ka bërë publike të tjera detaje nga procesi i sotëm i Gjykatës së Apelit, i cili la në fuqi masën e arrestit me burg.

Sipas Gjokutajt, Gjykata e Apelit është më keq se GJKKO në kuadër të sorosifikimit të sistemit të drejtësisë.

Gjokutaj: Ne e prisnim pasi shkaku për të cilin zoti Meta nuk ka rënë, kjo mazhorancë është në pushtet akoma. Gjykata e Apelit është më keq se GJKKO në kuadër të sorosifikimit të sistemit të drejtësisë. Nuk ka ndonjë çudi.Bëmë 6 orë gjyq me të gjitha parametrat e një procesi shpjegues. Prokurorët bënë një replikë që nuk kishte lidhje me objektin.Mbrojtja jonë ishte procedurale duke i shpjeguar gjykatës se fillohet me masat më të lehta deri te masa më e rëndë se lidhet me mbarëvatjen e hetimit.Shkaku për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë dhe i Apeli që e la në fuqi sot, pra dëmtimi i mbledhjes së provave, procesi i mbledhjes së provave ka përfunduar dhe si rrjedhojë vendimi i shkallës së parë dhe i apelit janë të pajustifikuar

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here