Manjani: Sot vjedh qeveria dhe arrestohet opozita. Në PS paguajnë para në luftën kundër njëri-tjetrit

0
99

Për avokatin Ylli Manjani në Shqipëri sot po ndodhin çudira të shumta. Sipas tij, këtu po vjedh qeveria, por po arrestohet opozita. Gjatë bisedës në emisionin “A Show”, Manjani u shpreh se, goditja ndaj opozitës në vitin 2024, është pa asnjë motiv.

Duke folur për luftën brenda PS-së, Ylli Manjani u shpreh se, aty po ndodh një luftë e madhe mes grupeve të ndryshme, ku sipas tij, po paguhen para për të luftuar kolegët.

Ylli Manjani: Vitit 1946 ka qenë goditja e parë fatale ndaj opozitës, 2024 është goditja e dytë fatale ndaj opozitës, ku pushteti pa motiv të qartë ligjor, kjo është e dukshme, vendos nën akuzë penale të gjithë drejtuesit e opozitës. Në 2024 po ndodh për herë të dytë, në kontekst politik. Pse them kështu. Sepse këtu çuditërisht luftohet korrupsioni dhe arrestohet opozita, pra vjedh qeveria dhe arrestohet opozita. Kjo është një gjë që se gjen dot, por ky është realiteti ku jemi.

Beteja numër dy është beteja brenda vetë rradhëve të qeverisë, ku sigurisht qeveria e lufton me pak më shumë burime. Sot ka njerëz brenda qeverisë, apo PS-së që paguajnë që të ja futin kolegut, rivalit. Pra janë krijuar grupe, për mua janë të krijuar në mënyrë të qëllimshme, sepse është në stilin politik të Ramës, që të krijojë sa më shumë përplasje që të marrë vesh gjërat.

Shikojmë shkrime të porositura kundër ministrave apo deputetëve, lojëra ku fiton pushtet Edi Rama. Ajo që tani i intereson shoqërisë dhe debateve politike është që, standardi i ndjekjes penale ka rënë aq poshtë, sa Idajet Beqiri është njeriu më i informuar, krejt papritur. Këto janë prokuror popullor, kallëzues popullor, janë shtuar këto. Ky që disponon këtë gjë, është dikush që e furnizon dhe ushqen.

E këto gjëra që thuhen në publik, gjejnë vend edhe te ndjekja penale. Kjo është përtej çdo lloj imagjinate. Në gjykimet e sotme, sidomos në drejtësinë penale, ka shumë vend komenti, opinioni, thashethemi, hamendësimi. Kemi harruar të shohim gjykime me prova, me fakte, me ballafaqime. Pra ti nuk e di se kush ta ka bërë të keqen, nuk ta tregojnë.

Kemi informacion për ty, por një moment, kë kam përballë që ta njoh. Jo po jemi ne, prokurori, i cili smë njeh fare. Pra nuk ka asnjë lloj debati profesional mbi fakte, të dhëna, gjurmë, prova filmike, prova zanore, janë zhdukur të gjitha. Për ty ka një denoncim, ti je një politikan, të hedhin për mish tek turma dhe ty të është bërë gjyqi, dhe kjo ndodh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here