Nga çfarë ka frikë?Berisha: Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë

Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë.

Postimi i Berishës:

Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë.

Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!

Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA.

Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla. #sb

Share it :