Pensionistët në protestë, Balliu: Paratë e tyre, qeveria ua kalon incineratorëve inekzistentë!

Shefi i organizimit të Tiranës në PD, Klevis Balliu doli sot në protestë, në mbështetje të pensionistëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balliu shkruan se paratë e qytetarëve përfundojnë te incineratorë inekzistendë.

Sipas tij, qeveria nuk ua jep ato pensionistëve, një shpërfillje dhe tallje që për Balliun, është kthyer një një dhunë të shtuar ekonomike ndaj qytetarëve.

Qeveria i jep paratë e qytetarëve tek inceneratori që nuk ekziston dhe nuk ja jep pensionistëve që ekzistojnë.

Kjo shpërfillje dhe tallje është një dhunë e shtuar ekonomike ndaj qytetarëve.

Share it :