Protesta e opozitës për buxhetin, zjarrfikësja dhe policia shkojnë në parlament

Pas debateve tepër të gjatë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ky buxhet pritet që të votohet.

Opozita është e pranishme në diskutimet për buxhetin, ndërsa ka lajmëruar se ditën e sotme do të zhvillojë protestë kundër miratimit të buxhetit.Pas lajmërimit të opozitës për protestë, në Kuvend ka mbërritur një zjarrfikëse dhe disa furgona policie, si masë për tubimin që pritet të zhvillohet.Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të pengohet miratimi i buxhetit 2025, duke thënë se ky është “buxheti i vjedhjeve”.

Share it :