Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa: Kur ne flisnim për problemet në arsim, ministrja qeshte

0
44

Vrasja e 14-vjeçarit vetëm një ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka shkaktuar debate në Kuvend.

Ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar 1 minutë heshtje për këtë ngjarje të rëndë e cila ka tronditur vendin.

Zhupa ka folur për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Zhupa kërkoi 1 minutë heshtje, ndërsa tha se ishte ngjarje e paralajmëruar se konflikti kishte nisur brenda ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’. Ajo kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja t’i kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu.

Paketën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here