BE kthen mbrapsht 57% të eksporteve nga Shqipëria

0
41

Shifrat e tregtisë me jashtë pasqyrojnë një situatë katastrofike për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri. Të dhënat e bëra publike nga Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet tregojnë se 57 për qind e produkteve shqiptare që nisen për eksport kthehen mbrapsht për shkak të cilësisë dhe mungesës së sigurisë.

Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po merren masat që prodhimet të kenë standard.

“Ne mbështesim ekonominë e Shqipërisë dhe është thelbësore për ajo që të zhvillojë dhe të ruajë një infrastrukturë cilësore, duke forcuar edhe besimin mes biznesit dhe konsumatorit”, Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030 cenohet nga refuzimet në kufi.

“Në Shqipëri, refuzimet e tregut kanë qenë një pengesë, dhe është e rëndësishme të trajtojmë produktet me forcimin e cilësisë dhe harmonizimin e tregut me Bashkimin Europian”, Dorina Nati, Menaxhere Programi, GQSP Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, trajtoi edhe mundësitë që kanë prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend që të rrisin cilësinë e standardet./ Kapitali.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here