Kryedemokrati Sali Berisha, denoncoi zëvendëskryeministren Belinda Ballukun se i rrafshoi shtëpinë kryetarit të PD në Suk-1 në Rroskovec, pa asnjë paralajmërim.
‘Lubi Balluku dhe narkokomisari Hitaj i rrafshuan shtëpinë kryetarit të PD në Suk-1, pa asnjë paralajmërim, sikur të ishin pushtues’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.Berisha: Mirëmbrëma, përshëndetjet më miqësore dhe mirënjohet më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë dhe misionare të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, të kauzës së drejtë të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të lirisë, dinjitetit njerëzor, interesit kombëtar të shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt dua ti përcjell oratorëve të kësaj platforme që çdo natë përcjellin nga kjo tribunë të vërtetat që censuron regjimi i krimi, drogës e vjedhjes së shqiptarëve.
Përshëndes përzemërsisht krytarin e Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji për qëndresën e tyre të pamposhtur në qelitë e burgjeve të narkodiktaturës.
Si dhe çdo opozitare e opozitar që është subjekt i dhunës, presioneve, terrorizimit të këtij regjimi.
Përshëndes banorët e Suk-1, kryetarin e grup seksionit që në një akt hakmarrje primitive Lubi Balluku me narkokomisarin Hitaj i rrafshuan shtëpinë pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim, njëlloj sikur të ishin pushtues të egër dhe pa i paraqitur asnjë vendim