Buxheti 2025/ Shehaj: Është një tallje për qytetarët, Ministri i Financave duhet të përgjigjej

0
24

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malaj në Kuvend, mbi emërimin në krye të hetimit tatimor të Anton Martinit, një ish prokuror i shkarkuar nga vetingut për problem të pasurisë dhe evazionit.

Shehaj pyeti ministrin se si mund të vendoset në krye të hetimit tatimor një person që ka pasur probleme me evazionin dhe për më tepër i shkarkuar nga vettingu, por ministri Malaj refuzoi të përgjigjet.Për të folur më tepër rreth kësaj teme, Shehaj, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, u shpreh se diskutimi i buxhetit është një tallje për qytetarët.Diskutimi i buxhetit është një tallje, një ofendim për qytetarët. Rasti konkret, Ministri i Financave duhet të vinte aty dhe të shpjegonte e ti përgjigjej pyetjeve. Është detyrë e tij. Ai të gjitha pa lidhje i quajti. Nuk do të përgjigjet, nuk do të jap llogari. Këta vjedhin, ose bëhen palë në vjedhje dhe normale nuk kanë çfarë thonë, kapen ngushtë. Ky tha më mirë mos flas unë, mos lë nam si kolegia e tij”, u shpreh Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here