Këlliçi: Pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës e kreut të 5D, i është prerë bileta, por vetëm “vajtje”!

0
21

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar se kryebashkiaku Erion Veliaj, mund të arrestohet në ditët në vijim, pasi Blendi Goxhe është thirrur nga Edi Rama, për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se “pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të 5D, me sa duket i është prerë bileta, por këtë rradhe vetëm “vajtje””!Aktori kryesor i kësaj kasaphane korrupsioni është pikërisht Erion Veliaj, i cili tashmë pritet ti bashkohet atyre që kanë ngrënë fiq e banane pas kurrizit të Edi Ramës!”, shkruan Këlliçi

Postimi i plotë:

Dalja zyrtarisht e këtij lajmi ditën e sotme, fillimisht nga një portal i mbështetur nga Inceneratori Tiranë, është qartësisht mesazh se Tirana do vijojë të mbetet eksluzivitet i biznesit të inceneratorit. Për këtë do flasim me fakte e prova ditët në vijim!

Pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të 5D, me sa duket i është prerë bileta, por këtë rradhe vetëm ‘vajtje’!

Sigurisht të gjitha sondazhet e brendshme dhe ato të ‘huaja’, flasin për një ndërgjegjësim në masën mbi 75% të banorëve të Tiranës për faktin se Bashkia Tiranë është kthyer në një makineri të pandalshme korrupsioni dhe hajdutërie!

Aktori kryesor i kësaj kasaphane korrupsioni është pikërisht Erion Veliaj, i cili tashmë pritet t’i bashkohet atyre që kanë ngrënë fiq e banane pas kurrizit të Edi Ramës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here