Patronazhimi i kafshatës, vota e 2025

0
33

Nga Basir Collaku

Dua kaq emra, miq, të afërm, familjarë, shokë, bëj çtë duash, 5, 7, 10 vota. Nëse jo e di se çfarë do të ndodhë. Ikën nga puna. Nëse vëllai, motra, kushëriri, që jeton në Milano, Selanik, Londër, kudo nëpër evropë dhe botë ku gjezdis eloktoralisht shefi qeverisë dhe nuk shkon në takime të tij, atëherë mendo për një punë tjetër.

Emigrantët janë shenjestra e re e mazhorancës, pas eksodit masiv, si një mundësi për të zëvëndësiuar brakjtisjen e brendshme. Kemi një patronazhim të ri. Jo thjesht informacion në detaje për kë voton, kë mbështet. Jo. Tani kemi Patronzhim të Kafshatës. Një përshkallëzim agresiv kontrolli të dhunshëm. Mjerimi ekonomik i thelluar, ka rritur varësinë frikshëm ndaj pushtetit. Fatkeqësisht varësia e stomakut, është bërë faktor me rëndësi të madhe zgjedhore në Shqipëri, duke qenë krimi i parë elektoral dhe penal i shfaqur përditë e më shpesh gjashtë muaj para datës së votimeve.

Bizneset kanë gjithnjë e më të pranishëm taksidarët kanosës te dera. Buxheti hodhi ca gjysëm gjela pensionistësh, një me nisjen e fushatës, e tjetrin para datës së parlamentarëve. Masakra e buxhetit është dëshmi shtesë. Autokrati kërkon të qëndrojë në karriken e kryeministrit me çdo kusht, duke e përdorur si mjet dhe mundësi amnistie nga ndekja penale.

Duke prodhuar panik, frikë, pamundësi ushqimore, heqje mundësisë së punës, rrezikun e pronës, përdorjen e drejtësisë, mazhoranca ka krijuar një moçal sa kriminal aq edhe asgjësues të procesit. Mbikqyrja elektronike dhe fizike është e imtësuar në çdo zhvillim. Ka një lloj dosje reale për këdo dhe mbi të korrektohet se si duhet rrëmbyer vullneti elektoral.

Bandat duket se janë duke ribërë kontratën 2025 me pushtetin. Rama me ndikimin e madh në drejtësinë e kontrolluar nga ai dhe Noc Rroku arrinë të shesin kohë shtesë për të pandehur të shumtë. Japin mundësi rikuperimi. Kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime për tiu shmangur hetimeve dhe sekuestrimeve pasurore.

Drejtues të Krimit të Organizuar nuk do të braktisin modelin “Çyrbja” të propozimeve të deputetit që duan. Sot jemi në pikën ku deputeti që do Rama nuk ndryshon nga propozimet alla “çyrbe” apo “gjoka” “bajri” “çela” . Kjo edhe për shkak të biznesit të përbashkët ekonomik dhe kriminal. Ata janë aksionerë në emërim-punësimet duke nisur nga Kuvendi, administrata e drejtësia pa harruar policinë ku kanë marrë kupolën si garanci e majit 2025. Nëse shkon në punë, në treg, investim, import, eksport, prokurori, gjykatë, të dërguarit Bordit të Mafias kanë shënuesin e tyre.

Tani Ekuadori, Kolumbia, Venezuela, viset e kokainës kanë bizneset e shtuara në Shqipëri. DEA ka dhënë shenja se do të rrisë dozën e ndikimit me goditje. A do të jenë të kontrolluara?! A do të paguajë “Rama” për t’u hetuar intensivisht kur të mos jetë në detyrë?! A do të shesë peshqit e ekipit si Veliaj, Balla, Balluku?! Në kontrollin kriminal ai ka krijuar Patronazhimin e Kafshatës.

Qytetarët nëse binden kanë blerë skallavërinë. Nëse refuzojnë kanë mundësi të rikthehen të lirë të nesërmen. Askush nuk mund tua dhurojë këtë mundësi nëse e djegin vetë. Më mirë i uritur dhe sakrifikues pak muaj se nën diktaturën e re të Ramës dhe Mafias, si bast asgjësimi..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here