“Ta bëjm Shqipërinë përsëri folenë e shqiptarëve”/ Draft programi për zgjedhjet 2025 nga Lëvizja Shpreson

0
39

SOROS!

Për një Draft Program trump-ist

#përShqipërinë për Zgjedhjet 2025

konservator, sovranist, djathtë

i hapur për debat dhe ndryshim!

Propozo! Gjithshka! Mbi Programin, sloganet, logon..

deri në në 27 nëntor, ora 20:00

Ky Draft Program është i pari draft elektoral që prezantohet në Shqipëri 6 muaj para Zgjedhjeve për t’ju nënshtruar debatit publik, por në radhë të parë të gjithë atyre që besojnë në vlerat patriotike, konservatore, sovraniste, të djathta dhe gjykojnë se mund të kontribuojnë në krijimin e një force politike që ti përfaqësojë denjësisht këto vlera si një armë e fundit për të shpëtuar Shqipërinë nga Axhenda Soros e Shpopullimit të Shqipërisë dhe RiPopullimit të saj me popuj të tjerë duke e zhbërë, tretur, sosur kombin tonë.

Ky draft është një Sfidë Propozim për ata që duan të angazhohen në një forcë politike të ngjashme me forcat konservatore dhe sovraniste në Europë të cilat tani që fitoi Trump dhe MAGA po marrin hov në çdo shtet sepse dallga Trump po vjen me shpejtësi!

Pyetja është:

Po ne shqiptarët a do ta fitojmë sfidën me historinë? A do e meritojmë të shpëtojmë? Zoti nuk pyet në je i vogël apo i fuqishëm sepse Fuqia e Vërtetë është veç e Tij.

Nëse ne zgjedhim rrugën e Zotit dhe bashkohemi nën sloganin ZOTI, FAMILJA, KOMBI përballë kësaj Axhende Djallëzore të të Ligut, ai me siguri do na ndihmojë siç ndihmoi dikur patriotët të shpëtojnë Shqipërinë nga tretja 112 vite më parë. Bashkohuni me ne që bëhemi Alternativa shpëtuese në Fletët e Votimit në Zgjedhjet e 2025 përballë Zogjve të Qyqes Soros dhe Censurës Sorosiane.

Fati është me guximtarin! Në dt 28 Nëntor ne nisim mbledhjen e firmave me shpejtësi për regjistrimin në Gjykatë si formacioni më i ri politik dhe ky draft duhet finalizohet deri në

dt 27 Nëntor 2024 ora 20:00. Kemi 7 ditë kohë që bashkë me kontributin tënd ti japim formën përfundimtare këtij drafti deri në 28 Nëntor kur shpallim dhe alternativën tonë konservatore për zgjedhjet 2025.

Lexoje dhe na shkruaj propozimin tënd referuar

10 OBJEKTIVA X 10 POLITIKA = 100.000 VOTA

që do të bëjnë diferencën për shpëtimin e Shqipërisë!

Ne do të garojmë me Listë 100% të Hapur Qytetare ( i kemi mjetet ligjore) dhe ka vend për 90 trima dhe patriotë që besojnë tek vlerat konservatore (47 emrat që kërkon KQZ që të jenë listë e mbyllur ne do ta bëjmë totalisht nul sipas parimit QEVERIA BËN LIGJE POR POPULLI GJEN SHTIGJE).

Të presim

10 OBJEKTIVA X 10 POLITIKA = 100.000 VOTA QË DO TË BËJNË DIFERENCËN

PËR SHPËTIMIN E SHQIPËRISË NGA AXHENDA E SHPOPULLIMIT

OBJEKTIV NR 1.

Ndalimi i Axhendës së Shpopullimit të Shqipërisë duke ndëshkuar të gjithë ata që luajtën rol në këtë krim kundër shqiptarëve.

Pengimi, ndalimi dhe demontimi i Axhendës së Shpopullimit të Shqipërisë duke identifikuar, hetuar dhe ndëshkuar këdo që luajti rol në këtë veprimtari.

1 | 1 |

Shpallja e Fondacioneve Soros dhe individëve të huaj punonjës të tyre NonGrata

1 | 2 |

Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për të Vërtetën e Axhendës së Shpopullimit të Shqipërisë 1990-2025

1 | 3 |

Ngritja e Komisionit Kombëtar të së Vërtetës për Axhendën e Shpopullimit të Shqipërisë 1990-2025 (sipas modelit të Afrikës së Jugut: Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit (Truth and Reconciliation Commission – TRC) duke përfshirë edhe Diasporën e re shqiptare të pas vitit 1990.

1 | 4 |

Ngritja e Agjencisë Publike për transparencën e Axhendës së Shpopullimit të Shqipërisë

1 | 5 |

Ngritja e “Gjykatës Speciale për Krime kundër Kombit Shqiptar GJSKKKSH” dhe “Prokurorisë Speciale për Krime kundër Kombit Shqiptar” të cilat do të shoqërohen me ndryshime në Kodin Penal dhe Proçedurës Penale dhe legjislacionin organik bazuar tek përcaktimet e Krimeve kundër Genocidit

1 | 6 |

Miratimi i “Ligji për Garantimin e Transparencës së Financimeve të Huaja për organizatat dhe mediat në Shqipëri”

1 | 7 |

Miratimi i paketave ligjore: “Ligji për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave dhe subjekteve në procedim nga Prokuroria dhe Gjykata për Krime kundër Kombit Shqiptar”, “ligji për administrimin e pasurive të konfiskuara nga Gjykata për Krime kundër Kombit Shqiptar”, “Ligji për sigurinë, faljen dhe mbështetjen e të penduarve dhe dëshmitarëve për krime kundër Kombit Shqiptar”

1 | 8 |

Ngritja e Qendrës së Paraburgimit dhe Burgimit për krime kundër Kombit Shqiptar në Tiranë në zonën e Bulevardit të Ri në formën e një Kulle Cilindrike të lartë 33 kate

1 | 9 |

Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për transparenca e menaxhimit të Krizës së Covidit19(84) & procedurave të kontraktimit dhe përdorimit vaksinave me mRNA si dhe vaksinave në përgjithësi për fëmijët e vegjël bazuar në Kodin e Nurembergut

1 | 10 |

Ngritja e një Komisioni i auditimi publik të përbërë nga ekspertë lokal dhe ndërkombëtar të mjekësisë dhe juristë bazuar në Kodin e Nurembergut, për rishikimi i marrëdhënieve me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave ndërkombëtare private dhe publike duke audituar protokollet, marrëveshjet dhe korrespondencën në politikat e vaksinimit të popullsisë dhe sidomos fëmijëve dhe duke rishqyrtuar protokollet e vaksinimit duke hequr mandatet detyruese.

OBJEKTIV NR 2

Reformim i plotë duke krijuar një Sistem të Ri Politik Demokratik të vërtetë, bazuar tek liria, sovraniteti i popullit dhe ligji.

Reformim me themel dhe ndërtimi i një sistemi politik sovran bazuar në parimet e poliarkisë, demokracisë së drejtëpërdrejtë dhe referendare, sundim i ligjit që do të garantojë në mënyrë efektive liritë politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve duke synuar mirëqënie për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e disavantazhuar.

2 | 1 |

Hartimi dhe miratimi i një Kushtetute të re demokratike përmes një procesi referendar nëpërmjet një Qeverie Teknike pas Zgjedhjeve duke bllokuar çdo mazhorancë me 100 mijë votat që synojmë dhe vetëm pas miratimit të Kushtetutës mund të bëjmë Zgjedhje Normale për instalimin e një Qeverie Shqiptare për Shqiptarët për ti shpëtuar mallkimit të qenit një koloni bananesh e Familjes Soros. Kushtetuta e re duhet ti nënshtrohet një debati të gjerë publik dhe të njëkohshëm. Kushtetuta duhet të përcaktojë një rol të fuqizuar të Presidentit i cili zgjidhet me votë në mes të mandatit të qeverisë duke i dhënë kompetencë 2 vjeçare Presidentit të parë në zgjedhje pas miratimit të Kushtetutës. Detyra e Parlamentit në mandatin e parë pas Zgjedhjeve të 2025 është krijimi i një qeverie teknike e cila do të hartojë dhe hedhë për referendum Kushtetutën brenda 6 muajve nga marrja e mandatit. Pas miratimit të Kushtetutës do të shpallen Zgjedhje të Parakohshme qëndrore dhe lokale sipas Kushtetutës së re dhe do të zbatohen nga Komisioni i ri Zgjedhor me Kodin e Ri Zgjedhor.

Kushtetuta e re nuk duhet të ketë më shumë se 100 nene dhe këto nene do të mësohen si lëndë më vete e përsëritur në përshkallëzim njohurish nga viti në vit nga fëmijët në shkolla dhe duhet të jetë kontrata e çdo qytetari me shtetin e tij.

2 | 2 |

Reformimi I Sistemit Zgjedhor me Kodin e Ri Zgjedhor, duke ngritur një Dhomë Kombëtare të Zgjedhjeve dhe Referendumeve (DKZR), të ndërtuar mbi një konsensus publik dhe referendar bazuar në Kushtetutën e re duke aplikuar një referendum kombëtar në vit dhe një herë referendum lokal në vit për çështje lokale ku mund të votohet për disa çështje njëkohësisht. Referendumet do të mbahen në kohë fikse në pranverë për çështjet lokale dhe vjeshtë për çështjet kombëtare.

a. Vendimet do të merren me shumicë të thjeshtë.
b. Zgjedhjet Kombëtare dhe Lokale do të zhvillohen në intervale me 2 vite diferencë, dhe listat do të jenë 100% të hapura ndërsa komisionet zgjedhore do të përbëhen nga profesionistët e lirë të liçensuar.
c. Në Zgjedhjet parlamentare do të votohet me lista të hapurapër Partitë Politike dhe për 5 anëtarët e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili do të emërohet si Kontrolli i Efiçensës së Mirëqeverisjes Publike, dhe për Avokatin e Popullit.
d. Në Zgjedhjet Lokale do të votohet edhe për Presidentin i cili do të zgjidhet me vota nga populli. Në zgjedhjet lokale do të zgjidhen nominalisht përveç Kryetarit të Bashkisë i cili do të jetë i pari i listës për Këshillin Bashkiak, edhe Drejtori i Drejtorisë së Edukimit dhe Avokati i Qytetit.
e. 15 Propozime për Reformën Zgjedhore që garantojnë moscënimin e votës nga patronazhimi:
1. “Listat i ka hapur Gjykata Kushtetuese në 30.06.2021, dhe mbyllja e tyre në Kodin Zgjedhor është shkelje kushtetuese”
2. “Komisionet zgjedhore të përbëhen nga profesionet e lira, Jo nga militantë partish”
3. “Të hiqen qrcodet nga fletët e votimit, pasi ato çveshin “lakuriq” votuesit!”
4. “Të hiqen nga përdorimi pajisjet e rreme të identifikimit biometrik”
5. “Votë me postë për emigrantët, por pa postën e patronazhistëve shqiptarë dhe të e-albania-s! KQZ me DHL apo cilëndo postë prestigjoze ndërkombëtare e bën saktë dhe me garanci!”
6. “Ligj i ri demokratizues për partitë, dhe garanci për konkurencë të ndershme politike!”
7. “Patronazhistët të konsiderohen në Kodin Penal si përndjekës!”
8. “Votimi është detyrë për çdo shtetas, por çfarë bën ai me votën është e drejta e tij!”
9. “Pastrimi i listave të zgjedhësve 6 muaj para zgjedhjeve, nëpërmjet konfirmimit nga çdo shtetas para zgjedhjeve”
10. “Fushatat e trolleve online të marrin emrin që kanë: “ndërhyrje në zgjedhje & deformim i vullnetit të zgjedhësve”
11. “Votimi duhet të kryhet me fletëvotimi në kuti votimi dhe jo në formë elektronike për shkak të pasigurisë dixhitale”
12. “Qytetarët kanë të drejt të propozojnë Listë Kandidatësh që të ruajnë barasvlefshmërinë e votës”
13. “Kamerat e numërimit të votave të jenë LIVE në faqen e KQZ që çdo qytetar, parti, media dhe vëzhgues të vërtetojë që fletët e votimit po numërohen korrektësisht!”
14. “Listat e Këshillave Bashkiakë të jenë të hapura njësoj si Listat e Deputetëve”
15. “Kutitë të transportohen me mjete efikase që të shoqërohen fizikisht nga të gjithë anëtarët e Komisionit Zgjedhor”

2 | 3 |

Reforma e re Territoriale që synon përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje nëpërmjet këshillave qytetare, referendumeve lokale 1 herë në vit dhe votimit të vazhdueshëm. Reforma e re territoriale do ti përgjigjet nevojës së ripopullimit dhe rivitalizimit të periferisë dhe sidomos hapësirës kombëtare të shpopulluar.

2 | 4 |

Reformimi i sistemit të partive politike, duke përcaktuar kritere të qarta për demokracinë e brendshme, financimin dhe transparencën si dhe duke krijuar kushte për mbijetesën dhe vitalizimin e partive politike pa pasur nevojë për marrëdhënie korruptive për zhvillimin e aktivitetit të tyre politik. Përmirësimi i legjislacionit që vendos rregulla të qarta për influencën partiake në institucionet publike duke strukturuar dhe miratuar një paketë të plotë që garanton ushtrimin e lirive politike të mbrojtura nga çdo diskriminim dhe persekutim shtetëror.

2 | 5 |

Rindërtimi i institucionit të Avokatit të Popullit me kompetenca ekzekutive duke e zgjedhur atë me votim zgjedhor por jo si kandidaturë partiake duke krijuar një zyrë të Avokatit të Popullit i cili do të zgjidhet edhe ai me votim nga qytetarët në kuadër të Zgjedhjeve Lokale.

a. Avokatit do ti zgjerohen kompetencat dhe për të garantuar përfaqësim në sistemin e drejtësisë. Avokati mbulon në mënyrë efektive çështjet aktuale dhe merr kompetencë për të mbuluar edhe çështjet e transparencës publike, të drejtën për informim, mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga diskriminimi dhe sidomos mbrojtjen e lirisë së fjalës.
b. Ai do të shtrihet në nivel kombëtar dhe do të ndërtojë zyrat e një komisioneri lokal për çdo bashki dhe për çdo sistem penitenciar. Avokati i Popullit ka për detyrë të garantojë në sistemin e drejtësisë një komisioner lokal për çdo hallkë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Kompetenca më e rëndësishme me fuqi ekzekutive e Avokatit të Popullit do të jetë garantimi i lirive të shtetasve nga presioni politik.
c. Mbrojtja e të drejtave të njeriut në diasporë dhe sidomos në sistemet e burgimit do të jetë një nga përparësitë e punës së Avokatit të Popullit nisur nga situata e vështirë ku gjenden masivisht shumë shqiptarë për shkak të devijimit të jetës së tyre për shkak të detyrimit për tu shpërngulur për shkak të Axhendës së Shpopullimit.

2 | 6 |

Shkrirja e agjencive pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, Emri i ri do të jetë “Kontrolli i Efiçensës së Mirëqeverisjes Publike – KEMP” (emri i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit i inspiruar nga Departamenti i Efiçensës së Qeverisjes të drejtuar nga Musk & Vivek në SHBA).

a. Ndërtimi i një Kontrolli i Efiçensës së Mirëqeverisjes Publike – KEMP që mbulon edhe kontrollin e pasurive të politikanëve, zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve, prokurorëve. Kontrollit i Shtetit ka një Komision të përbërë nga 5 komisionerë që zgjidhen nominalisht nga Zgjedhësit ku ai që merr më shumë vota zgjidhet kryetar. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do ti japë përparësi transparencës publike dhe pjesëmarrjes qytetare në auditimin publik.
b. Një nga funksionet e rëndësishme të Kontrollit të Lartë të Shtetit do të jetë edhe auditimi i borxhit publik dhe borxheve lokale ndërkohë që Banka e Shtetit do të ketë për detyrë të auditojë dhe raportojë në mënyrë periodike gjendjen e Borxhit të Shtetit dhe vlerësimin e rregullt të këtij borxhi për frymë.
c. Shkrirja do të përfshijë:
1. Inspektorati i deklarimit dhe kontrollit të pasurive të zyrtarëve të lartë publik duke marrë edhe kompetencën e funksioneve të kontrollit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve
2. Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian

2 | 7 |

Qeverisja do të synojë një numër sa më të vogël Ministrish (7) dhe agjencish qeveritare:

2 | 7 | 1 |

1. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Vendor

(shkrihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor duke përfshirë edhe shkrirjen e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me Departamentin e Pushtetit Vendor të Ministrisë së Brendshme dhe të Pushtetit Vendor)

2. Ministria e Mbrojtjes

3. Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Bujqësisë, Turizmit dhe Zhvillimit

(shkrihen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pjesërisht Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit)

4. Ministria e Edukimit, Shkencës, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

(shkrihen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe pjesërisht Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit)

5. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

6. Ministria e Drejtësisë dhe Sundimit të Ligjit

(shkrihen Ministria e Drejtësisë dhe Ministri i shtetit për marrëdhënie me parlamentin)

7. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

(shkrihen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Shtetit për Diasporën)

2 | 7 | 2 |

Nën varësinë e Kryeministrisë mbetet:

1. Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore pjesë e Ministrisë së Ekonomisë
2. Agjencia e Prokurimit Publik (APP)
3. Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) e cila bashkohet me Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor,
4. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës
5. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (e cila gëlltit edhe Agjencinë për Media dhe Informim, Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike)
6. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila bashkohet me Agjencinë e Legalizimeve
7. Avokatura e Shtetit
8. Departamenti i Administratës Publike e cila do bashkohet me Shkolla Shqiptare e Administratës Publike
9. Drejtoria Përgjithshme e Arkivave
10. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
11. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
12. Inspektorati Qendror
13. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve
14. Komiteti Shtetëror i Kulteve

2 | 7 | 3 |

Shërbimi Informativ i Shtetit Shqiptar shkëputet nga varësia nga Kryeministria dhe varet nga Presidenti

2 | 7 | 4 |

Reformimi i Bankës së Shtetit pas auditimit publik nga Kontrolli Publik i Efiçensës së Shtetit për ta shkëputur nga standardi i shpenzimeve të mëdha të kota dhe standardi i njohur i “strehëzës së ngrohtë” të fmiljarëve të politikanëve dhe për t’ja kthyer profesionistëve dhe ekspertëve.

Ndryshime në ligj duke rregulluar modelin rregullator të dhënies së kredisë konsumatorë për të shmangur skemat grabitqare të ngarkimit të qytetarëve me borxhe të llojit fajde grabitqare

2 | 8 |

Ristrukturimi i institucioneve

a. Bashkimi i Kadastrës me Agjencinë e Legalizimeve dhe autoritetet e kompensimit dhe rikthimit të pronave të shqiptarëve. Publikimi i hartës dixhitale me shtresat e dokumentave 100 vjeçare të origjinës së pronës bashkë me origjinën e titujve të pronësisë.
b. Ristrukturimi i RTSH:

Shkrirja e ATSH si pjesë e portalit të RTSH

c. Ristrukturimi i INSTAT duke ndryshuar zgjedhjen e Drejtorit jo më nga Kryeministri por nga Kuvendi dhe Bordit Drejtues me përfaqësues të emëruar nga Këshilli i Ministrave, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë, Historisë dhe Filologjisë, Shkencave Sociale, Informatikës), Universiteti Politeknik (Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës), agjencitë qeveritare që lidhen me fushën statistikore, ekspertë nga shoqatat e bashkive, dhomat e biznesit, shoqatat e profesioneve të lira, etj.
d. Krijimi i “Autoritetit të mbrojtjes së konkurencës, zhvillimit dhe garantimit të Lirisë Ekonomike dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve” i përbërë nga 2 departamente: Rindërtimi i Autoritetit të Mbrojtjes së Konkurencës, Tregut dhe ai i Konsumatorëve i cili do të ketë pavarësi reale dhe burime dhe kapacitete të mjaftueshme për hetime të shpejta dhe vendime efektive.
e. Rindërtimi i Inspektoriatit Qëndror Kombëtar duke e bashkuar me Qendrën Kombëtare të Biznesit duke u shkrirë me Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara. Kjo do shoqërohet me reformimin e të gjithë inspektorateve, autoriteteve dhe agjencitë licencuese dhe mbikëqyrëse duke krijuar një mjedis të përshtatshëm biznesi por të sigurtë për tregun dhe konsumatorët. Vendosje të Kritereve të forta të rekrutimit të profesionistëve dhe pavarësisë nga ndikimet partiake dhe influencës së bizneseve të mëdha.
f. Mbyllja e agjencive dhe enteve të tepërta:
1. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje,
2. Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile,
3. Akademia e Shkencave (arkiva e saj i kalon Akademisë Albanologjike)
g. Ristrukturimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me ligj do të bëhet përmes kalimit të tij në varësi të Këshillit të Ministrave, duke e integruar në strukturat e qeverisjes për të siguruar transparencë, përgjegjshmëri dhe harmonizim me prioritetet kombëtare. Ndërkohë, do të ruhet një pavarësi operacionale në qeverisje, duke mundësuar fleksibilitet në zbatimin e projekteve dhe efikasitet në menaxhim. Reforma do të forcojë pjesëmarrjen e donatorëve ndërkombëtarë, shoqatave të bashkive dhe komunitetit të biznesit, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndarje të përgjegjësive për projekte të qëndrueshme zhvillimore. Ky model do të kombinojë kontrollin institucional me angazhimin e aktorëve kyç për rezultate më efektive dhe transparente

2 | 9 |

Shtetformim që do të mbështetet në Meritokraci, përgjegjshmëri dhe përgjegjësi personale administrative, financiare dhe penale.

a. Reformim i plotë i sistemit shtetëror duke vendosur standardet më të larta të meritokracisë, vlerësimit të përgjegjshmërisë dhe po aq edhe të mbajtjes së përgjegjësisë personale administrative, financiare dhe penale të zyrtarëve publikë për efiçensën profesionale në shërbim të shtetit dhe qytetarëve dhe sidomos për pasojat e abuzimit me detyrën.
b. Reformimi i plotë i Departamentit të Administratës Publike duke krijuar një agjenci të aftë për tu shkëputur nga ndikimi i partive politike dhe duke marrë kompetenca më të forta të emërimeve dhe shkarkimeve në punë bazuar mbi meritokracinë, të drejtat dhe përgjegjësitë e punonjësve publikë dhe shtetit.
1) Vendosja e një sistemi vlerësimi profesional dhe publik për çdo zyrtar dhe punonjës publik.
2) Futja e një strukture auditimi të pavarur për të monitoruar performancën administrative.
3) Krijimi i një këshilli të meritokracisë, që shqyrton emërimet në poste publike.
4) Vendosja me ligj e përgjegjësisë individuale për dëmet e shkaktuara shtetit apo individit në shkelje të ligjit dhe procedurave dhe vlerësimi i meritës në suksesin profesional.
5) Hartimi i një ligji për konfliktin e interesit, që zbatohet me ashpërsi.
6) Nxitja e trajnimeve periodike për zyrtarët për të përmirësuar performancën.
7) Ngritja e Komisioni efikas që shqyrton dhe jep vendime për ankime për emërimet, pushimet, dhe masat administrative
8) Futja e një platforme publike për denoncime anonime të abuzimeve administrative.
9) Miratimi i një kodi etike të detyrueshme për çdo zyrtar publik.
10) Sanksione të rrepta për zyrtarët që përfshihen në korrupsion.
11) Aplikimi i metodave të konkurrimit online për shqiptarët e diasporës apo mërgatës së re

2 | 10 |

Reformim ligjor në bashkëpunim me biznesin dhe profesionet e lira për të demokratizuar me ligj dhe standarde dhomat e tregtisë dhe biznesit, dhomat dhe urdhërat profesional, si dhe sindikatat dhe sindikalizmin, duke garantuar lirinë e organizimit dhe fraksionimit për të fuqizuar rolin e grupeve të interesit si aktorë të rëndësishëm në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit.

OBJEKTIV NR 3

Transformimi i Shtetit shqiptar që të jetë më i miri, më i drejti dhe më inkurajuesi në zhvillimin ekonomik në botë për të gjithë shqiptarët.

Krijimi i kushteve politike, ligjore, ekonomike, sociale dhe kulturore për fuqizim ekonomik dhe mbështetje të iniciativës së lirë të çdo qytetari, bazuar në konkurencën e lirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë duke e bërë Shqipërinë vendin më të përshtatshëm për prosperitetin ekonomik, social, shëndetësor, arsimor, kulturor, profesional dhe rekreativ për çdo shqiptar që aktualisht jeton brenda apo jashtë Shqipërisë.

3 | 1 |

Reformimi i legjislacionit për të garantuar sigurinë juridike të pronës dhe sipërmarrjes së lirë nëpërmjet garantimit nga autoritetet që mbikqyrin zhvillimin e biznesit.

3 | 2 |

Ndërtimi dhe zbatimi i menjëhershëm i Legjislacionit të kthimit dhe kompensimit të pronave të pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga Regjimi Komunist

a. Heqja e parashkrimeve dhe përfundimit të afateve për të kërkuar të drejtën e pronës për çdo shtetas që ka pretendime për njohjen pronar të shpronësuar nga regjimi komunist sipas hartave të vjetra.
b. Publikimi i hartës dixhitale kadastrale duke e kthyer në burim të hapur njohjeje bashkë me arkivën që nga shpallja e Pavarësisë duke krijuar një seksion ankesash që i drejtohen institucionit.
c. Auditimi i të gjitha pronave të kompensuara deri në vitin 1944 nga qeveritë apo subjektet e njohura nga institucionet e atëhershme të cilat janë ripretenduar dhe rimarrë me pretendime të rreme nga pronarët e mëparshëm duke i rikthyer në prona shtetërore.
d. Kalimi i taksave të pronës të subjekteve të taksuar tek llogaritë bankare të pronarëve të ligjshëm të pronës në çdo rast që prona nuk i është kompensuar në mënyrë të drejtë pronarëve të ligjshëm për rastet kur trualli i përket pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, të pakompensuar 100% deri ditën e kompensimit 100% të truallit të shpronësuar. Këtu përfshihen trojet e zëna me ndërtime formale dhe informale, apo të legalizuara para dhe pas 1991, të privatizuara apo të përfituara nëpërmjet transaksioneve me shtetin.
e. Kompensimi financiar i çdo pronari apo bashkëpronarësh të ligjshëm të truallit nga shteti me koston e truallit të paguarit nga të legalizuarit për llogari të shtetit kur ende nuk është kryer ky proces.
f. Përcaktimi me ligj si aksioner në proporcion me truallin të çdo territori të ofruar pa shkelje ligjore tek investitorët strategjik që i përket pronarëve të shpronësuar.
g. Anullimi i çdo statusi të investitorit strategjik për çdo rast që konsiderohen shkelje.
h. Kthimi i pronës tek i zoti në çdo rast që prona plotësisht apo pjesërisht është e lirë pavarësisht nëse është përcaktuar si pronë publike apo shtetërore me përjashtim të territorit që është me karakter ushtarak, është e zënë me ndërtime publike apo private.
i. Auditimi dhe rivlerësimi me përparësi i çdo prone të përfituar në mënyrë të dyshimtë nga ishzyrtarë apo familjarë të tyre, e cila ndodhet në troje dhe toka sipas pretendimit nga pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist sipas kërkesave
j. Rivlerësimi i të gjithë manualeve të çmimeve të referencave në kuadër të shpronësimeve publike duke rivendosur vlerësimin e çmimeve të tregut (bazuar në metodën e zhvillimit kur është evidente vlera reale) dhe ofruar një bonus 10% plus për çdo rast shpronësimi përfshirë edhe kostot kolaterale në rastet e barrës së kredive.

3 | 3 |

Krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në Territorin e Shpopulluar duke orientuar derdhjen e kapitalit formal dhe informal të Diasporës dhe shtetasve shqiptar me banim në Shqipëri, në prioritetet e zhvillimit industrial, bujqësor, blegtoral, turistik dhe çdo sektor me ndikim në ripopullim.

a. Përcaktimi i Zonave të Lira Ekonomike në territorin e shpopulluar duke përcaktuar prioritetet e ripopullimit duke thithur kapitalin formal dhe informal të Diasporës duke përcaktuar kritere të qarta për efektin në ripopullimin e territorit dhe zhvillimin social-ekonomik të territorit.
b. Miratimi i një legjislacioni me garanci juridike 20 vjeçare për Ripopullimin dhe Zhvillimin e Zonave të Shpopulluara.
c. Ofrimi i garancive bankare për investime të shtetasve me banim në Shqipëri që investojnë në prioritetet e ripopullimit dhe zhvillimit të territorit të shpopulluar.

3 | 4 |

Vendosja e një sistemi të drejtë tatimor dhe taksash që synon inkurajimin e zhvillimit ekonomik dhe ripopullimin e Shqipërisë duke filluar me taksën e sheshtë 10% dhe zero taksa për zonat e shpopulluara dhe biznesin bujqësor dhe blektoral.

a. Rivendosja e taksës së sheshtë prej 10% për të gjithë sipërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.
b. Heqja e çdo lloj takse, tatimi, akcize (akcizat për inputet) në sektorin e prodhimit dhe tregtimit bujqësor dhe blektoral që lidhet me prodhimin vendas dhe punësimin e shtetasve shqiptar në këto sektorë përfshi frigoriferët, mekanikën bujqësore, punishtet e prodhimit ushqimor dhe përpunimit të produkteve bujqësore dhe blektorale.
c. Heqja e çdo lloj takse dhe tatimi për çdo lloj sipërmarrje që lidhet me edukimin, librin, kulturën, artin, sportin, formimin profesional, dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor shqiptar.
d. Heqja e çdo lloj takse dhe tatimi për çdo iniciativë inovacioni në zonat e shpopulluara.

3 | 5 |

Krijimi i një programi kombëtar për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit të prodhimit vendas ushqimor, të fermave bujqësore dhe blektorale, serave, parcelave të frutorëve dhe arrorëve, frigoriferëve bujqësor, baxhave, agroturizmit (që garantojnë përdorimin e prodhimit lokal) dhe çdo punishteje të prodhimit ushqimor dhe inputeve bujqësore dhe blektorale.

a. Krijimi i një fondi garancie bankare për sipërmarrësit e rinj dhe investimet bujqësore dhe blektorale me prioritet zonat e shpopulluara.
b. Inkurajimi fiskal dhe financiar i ngritjes së qendrave të inovacionit dhe formimit profesional të sipërmarrësve të rinj. Inkurajimi fiskal i hallkave të nevojave të sipërmarrësve të rinj (shërbimet e kontabilitetit, juridike dhe .
c. Fondi i garancisë kombëtare të kreditimit të serave, frigoriferëve bujqësor, baxhave, stallave, staneve, mbjelljes së frutorëve, arrorëve, bimëve medicinale, bujqësisë organike, akuakulturës me prioritet zonat e shpopulluara.
d. Ngritja dhe mbrojtja e flotës së mjeteve të transportit të shitjes së produkteve bujqësore direkt në zonat urbane dhe turistike (sipas parimit të segmentit të drejtpërdrejt nga ferma në treg, nga sfurku në pirun) që do ti japë mundësi konsumatorit të blejë në dorë të parë produkte të sigurta direkt nga ferma. Për këtë qëllim do të ketë zero taksa doganore dhe akciza që nga blerja e mjeteve të transportit (kamionë shitjeje = vendor vans), zero akciza për karburantet e destinuara, zero taksa për produktet e tyre ndërkohë në çdo zonë në varësi të kërkesës dhe ofertës, territorit dhe mundësive të distancës, do të ketë parkime të destinuara çdo ditë me orar të përcaktuar ditor në zonat urbane dhe turistike.
e. Inkurajimi me zero taksa dhe zero tatime mbi të ardhurat për shërbimet veterinare, zooteknike, blegtorale dhe agronomike, specialistët e sigurisë ushqimore.
f. Inkurajimi financiar i shërbimeve të laboratorëve privatë që garantojnë sigurinë ushqimore.
g. Ndërtimi i një Legjislacion i ashpër mbi sigurinë ushqimore në ndalim të çdo pesticidi, biocidi, stimulantësh, ilaçesh bujqësore, dhe plehrash kimike për të garantuar cilësinë e produkteve bujqësore dhe ndalimi me ligj i përdorimit të farave omgj për një kategori kulturash bujqësore.
h. Ngritja e fondit shtetëror të garancisë së fatkeqësive natyrore në bujqësi dhe blektori.
i. Programi i riblektorizimit të Shqipërisë duke kredituar blerjen e bagëtive dhe investimin në blektori përfshi edhe baxhat përkatëse.
j. Ndërtimi i një skeme kombëtare të lidhur me Rezervat e Shtetit dhe nevojat e shtetit për të blerë shteti stokun bujqësor në kultura bujqësore të paracaktuara (psh grurë) apo subjektet humanitare që kanë nevojë për produkte ferme me çmime të arsyeshme.

3 | 6 |

Programi Kombëtar i transformimit të Shqipërisë në zonën më të preferuar europiane të turizmit rezidencial për 1 milionë pensionistë të Europës ne qëllim thithjen e miliardave të eurove të pensioneve çdo vit dhe shpërndarjen e tyre tek shtetasit shqiptarë dhe jo përqendrimit të tyre në disa duar biznesesh të mëdha. Kthimi i bregdetit shqiptar në zonën më të preferuar në Europë për këtë shërbim (duke e kthyer turizmin në një sipërmarrje 12 mujore dhe jo thjesht verore) duke kthyer me qindra mijë shqiptarë nga Perëndimi për të investuar dhe punësuar në këtë treg të garantuar prej 1 milionë pensionistësh në përqindjen më të madhe italianë (përfshi mjekët dhe infermierët shqiptarë si dhe ata që ushtrojnë zanate shërbimesh).

a. Ndarja e Shqipërisë në 3 zona për turizmin rezidencial duke ndërtuar një legjislacion garantues:
A. Zona A e Bregdetit, Zona B Urbane, dhe Zona C e Shqipërisë së Shpopulluar:
B. Zona A e Bregdetit: nga Velipoja në Ksamil (Zonën administrative Velipojë, Zonën administrative Shëngjin, Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Kavajë, Bashkinë Vlorë, Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Sarandë (përfshi gjithë bregdetin nga kufiri me Bashkinë Himarë deri në Ksamil) plus Bashkinë Pogradec.
C. Zona B e Urbane që përfshin Bashkinë Shkodrër, Bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë, Bashkinë Elbasan, Bashkinë Fier dhe Lushnjë, Bashkinë Berat dhe Bashkinë Korçë.
b. Zona C e shpopulluar që përfshin të gjithë pjesën e mbetur të Shqipërisë me përjashtim të bregdetit dhe Bashkitë përkatëse.
c. Realizimi i një marrëveshje me Qeverinë Italiane, (por edhe me institucione të tjera pensionesh në vendet e targetuara) për politika lehtësuese për njohjen e avantazheve fiskale për çdo pensionist italian apo të vendeve të tjera që zgjedh të jetojë në mënyrë sezonale apo pa afat në Shqipëri. Vendosja e theksit për të inkurajuar pensionistët me orgjinë shqiptare në çdo vend të botës për njohjen e lehtësive fiskale në vendet e origjinës për të vendosur për tu kthyer për të jetuar në Shqipëri.
d. Ndryshimi i legjislacionit shqiptar për të avantazhuar pa asnjë kufizim lejesh, kushtesh çdo pensionist rezidentë të vendeve anëtare të BE përfshi Britaninë, Norvegjinë, Islandën, Zvicrën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada.
e. Ngritja e 5 spitaleve ndërkombëtare në bashkëpunim me Shtetin Italian që njihen nga sistemi i sigurimeve shëndetësore europiane dhe ndërkombëtare në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Sarandë dhe qendrave shëndetësore të tyre të shtrira në zonën e bregdetit.
f. Përmirësimi i infrastrukturës në zonën e bregdetit në kanalizimet e ujit të pijshëm, ujërave të zeza dhe energjisë, rrugëve, etj.
g. Inkurajimi shtetëror i funksionimit sa më efikas të tregut të ofertës dhe kërkesës së imobiliareve për të inkurajuar sa më shumë shqiptarë për të ofruar apartamentet e bregdetit që përdoren gjatë sezonit veror për pjesën tjetër të vitit.
h. Inkurajimi shtetëror i funksionimit të tregut të punës të shërbimeve në dobi të rezidentëve të rinj dhe Inkurajimi shtetëror i ardhjes së profesionistëve shqiptarë të ikur për tu punësuar në sektorët e shëndetësisë, shërbimeve për të punuar në tregun e turizmit rezidencial.
i. Dekurajimi i shitblerjes së pronës në zonën B për shtetasit e huaj dhe inkurajimi për ti blerë në zonën A dhe C për shkak të mosrritjes së çmimeve për vendasit në zonën B.
j. Ndërtimi i një legjislacioni dhe masterplani ndërtimor në mbrojtje të pronarëve të ligjshëm, mirëmbajtjes së tokës bujqësore dhe mjedisit për të ndërtuar apartamente dhe infrastrukturë në bregdetin shqiptar në distanca mbrojtëse nga vija e bregdetit duke inkurajuar shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për të investuar në imobiliare.

3 | 7 |

Krijimi dhe formalizimi i fermave ndërkombëtare të kriptomonedhave në zonat e shpopulluara dhe rregullimi i legjislacionit bankar në përshtatje me këtë shërbim duke pasur parasysh burimin e nevojshëm të energjisë.

3 | 8 |

Inkurajimi i zhvillimit të turizmit malor dhe periferik në zonën e shpopulluar të Shqipërisë nëpërmjet politikave fiskale inkurajuese por edhe krijimit të garancisë së kreditimit për investime për banorët dhe diasporën duke ngritur rezidenca hotelerie, restorante dhe sidomos agro-turizmit malor. Lehtësimi duke hequr çdo burokraci të panevojshme për të investuar në ndërtime druri në zonat malore dhe kodrinore duke kërkuar garanci të forta për menaxhimin e ujërave të zeza.

3 | 9 |

Krijimi i disa zonave të lira ndërkombëtare të tregtisë dhe financave pa taksa që ofrojnë shërbime dhe investime ndërkombëtare duke u krijuar kushtet e nevojshme të mbrojtjes nga legjislacionet ndërkombëtare fiskale. Këto do të ngrihen në disa qytete të shpopullara të cilat janë në pamundësi ringjalljeje dhe ridinamizimi për shkak të pamundësive të ndryshme.

Ngritja e një rrjeti magazinash ndërkombëtare të tregtisë ndërkombëtare duke pasur parasysh kufizimet ndërkombëtare të raporteve gjeostrategjike të Shqipërisë (psh kufizime për vende si Kina apo Irani).

3 | 10 |

Mbikqyrja qytetare e fiskalizimit duke e bërë qytetarin përfitues të 5% të vlerës së tvsh të produkteve dhe shërbimeve të përfituara në treg.

a. Ndërtimi i një skeme kombëtare të kodit dixhital fiskal të shtetasve të cilët regjistrojnë me një aplikacion të thjeshtë çdo QR kod të faturave të konsumit të shërbimeve dhe mallrave në treg duke iu llogaritur automatikisht vlera e tvsh si kontribut në buxhetin e shtetit në kohë reale dhe në fund të vitit në llogarinë e tyre bankare u vjen 5% e vlerës së totalit të tvsh që u është llogaritur automatikisht në sistem.
b. Në aplikacionin e tyre dixhital u njihet e drejta që të njihen me kontributin e tyre në kohë reale në çdo çast por në asnjë rast sistemi nuk ruan asnjë gjurmë dixhitale se çfarë të përmbajtje ka fatura në mënyrë të ruhet privatësia e shtetasve.
c. Mbrojtja e të dhënave personale do të jetë e ashpër duke shmangur çdo institucion nga e drejta për të njohur përmbajtjen e të dhënave dhe kjo do të vlejë dhe për institucionet e hetimit penal.
d. Kjo vlen veç shtetasin si shërbim konsumi dhe përjashtohen nga ky përfitim disa lloje shërbimesh dhe mallrash që nuk hyjnë tek konsumi i përditshëm si blerja e pronave, automjeteve, shërbimet noteriale apo kategori të tjera të përcaktuara me ligj që nuk rriskojnë evazion fiskal.
e. Për një kategori blerjesh kompensimi nuk bëhet nga buxheti i shtetit por nga ofruesit e shërbimeve si ato të faturimit të ujit dhe energjisë të cilat kompensohen në faturën e ujit dhe energjisë në Janarin e parë të çdo viti pasardhës fiskal.
f. Ky shërbim do të heqë nga mbikëqyrja fiskale (nga inspektimi tatimor) një kategori të gjerë shërbimesh për shkak të kontributit qytetar dhe do t rrisë ndërgjegjësimin dhe përgjegjshmërinë fiskale qytetare si dhe do të krijojë një të ardhur të konsiderueshme në fundvit (në Dhjetor do të përllogaritet muaji dhjetor i një viti më parë deri në nëntor të vitit fiskal) për qytetarët. Skema do të shoqërohet dhe përmirësohet me mbikqyrje dixhitale për të shmangur abuzimet dhe risqet e abuzuesve në treg.

OBJEKTIV NR 4.

Shtetformim dinjitoz që ofron dhe garanton mundësi dhe standarde shërbimesh për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për disa.

Ndërtimi i një shteti dinjitoz që garanton në mënyrë prioritare respektimin e çdo lirie kushtetuese, ekonomike dhe sociale  të qytetarëve të vet, garanton ofrimin e shërbimeve publike dhe private në standardet më të mira të mundshme dhe që ka qëllim kryesor ti shërbejë me efektivitet të lartë interesit kombëtar, publik dhe privat në mënyrë që ti kthejë besimin qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është vendi më i mirë për të jetuar përgjithmonë në të, duke favorizuar dhe inkurajuar kthimin e përhershëm të shqiptarëve të ikur për të rindërtuar jetën e tyre në vendin e tyre.

4 | 1 |

Rinovimi i plotë i e-albanias duke e bërë të aksesueshme për çdo shqiptar, duke rivendosur sigurinë kibernetike, duke vendosur transparencën totale pa shkelur të dhënat private të shtetasve, si dhe duke garantuar aksesin e plotë në çdo informacion publik për çdo ent shtetëror, duke bashkuar agjencinë kombëtare shtetërore të informacionit, me QBZ dhe menaxhimin e çdo informacioni shtetëror.

Kthimin e e-albanias në shtetin virtual të shqiptarëve të aksesueshëm për çdo shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

4 | 2 |

Reformë e plotë në skemën kombëtare të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe sigurimet shëndetësore.

a. Përcaktimin e kodit fiskal personal për çdo shtetas duke garantuar njohjen totale dhe përllogaritjen automatike dhe në kohë reale nëpërmjet e-albanias të çdo kontributi që ka pasur dhe ka një shtetas në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
b. Konsideromi apriori i viteve të vjetërsisë në punë për çdo shtetas para vitit 1991 në bazë të moshës pa qenë nevoja ti drejtohet gjykatave.
c. Njohja e çdo kontributi personal të mbetur pa shpenzuar, për çdo shtetas që ndërron jetë pa konsumuar totalin e kontributeve të tij pas vitit 1991, duke i kaluar teprica bashkëshortit që është gjallë dhe në mungesë të tij fëmijëve të mitur dhe në çdo rast në mungesë të tyre, kalimi i kontributeve tek fëmijët e tjerë në moshë madhore.
d. Krijimi i fondit të garancisë shtetërore për mbështetjen dhe kompensimin e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore i cili buron nga buxheti i shtetit me synim kompensimin e deficitit të skemës së pensioneve, asistencës shoqërore për njerëzit me paaftësi të përkohshme apo të përhershme dhe sigurimeve shëndetësore. Ky fond rivlerësohet çdo vit nëpërmjet një komiteti të përbashkët shtetëror të drejtuar nga Kryeministri, Ministri i Ekonomisë, ai i Shëndetit dhe Mirëqënies, që përfshin drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Shoqërore.
e. Njohja e statutit të minatorëve dhe rivlerësimi i pensionit për punonjësit e bujqësisë.
f. Vendosja me vendim të qeverisë si akt normativ i minimumit jetik të pensioneve dhe kompensimi me ligj i fondit të paindeksuar të pensionioneve përgjatë 10 viteve të fundit.
g. Ashpërsimi i masave ndëshkuese për punëdhënësit që nuk kanë derdhur kontributet për sigurime shoqërore për punëmarrësit e tyre përgjatë 20 viteve të fundit duke u dhënë kohë për kompensimin e tyre brenda 12 muajve të parë të këtij legjislacioni të ri.
h. Dhënia e mundësisë për çdo shtetas që kërkon të rivlerësojë kontributet e tij në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke i përcaktuar kompensimin e kontributeve të tij në formë vullnetare.
i. Krijimi i një buxheti të pavarur të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore që vjen nga kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe dhënia e autoritetit mbi menaxhimin e sistemit spitalor dhe qendrave shëndetësore si dhe kompensimit farmaceutik.
j. Rivlerësimi i skemës së ndihmës financiare shoqërore për paaftësinë e përkohshme dhe të përhershme në punë në konformitet me skemën e minimumit jetik dhe standardeve të pensioneve..

4 | 3 |

Ndihma sociale për të papunët si një skemë rigoroze rehabilitimi dhe aftësimi për tregun e punës duke i ofruar mundësi punësimi nëpërmjet zyrave të punësimit publike dhe private. Investimi dhe inkurajimi i qendrave të formimit profesional do të jenë prioritet i qeverisë

Personat e papunë do ti nënshtrohen një programi rigoroz aftësimi kombëtar për tregun e punës duke i ofruar mundësi rintegrimi në tregun e punës me mbështetjen financiare të aftësimit me subvencione qeveritare. Askush, as shteti dhe as kontributorët e taksave, dhe as ndihmat e huaja, nuk do të paguajnë për ata që nuk duan të integrohen në tregun e punës. Skema e asistencës sociale për të papunët do reduktohet duke u kompensuar me ndihmën sociale për personat në ngarkim.

4 | 4 |

Ndihma sociale për grupet në nevojë do të riformatohet duke përcaktuar prioritetet për personat me paaftësi të përkohshme dhe përhershme, si një skemë që shmang burokracitë e rivlerësimit por duke pastruar skemën nga mashtrimet dhe duke shtuar skemën me të përjashtuarit pa të drejtë nëpërmjet një skeme të thjeshtë rivlerësimi.

Do të ketë një kompensim për të gjithë personat e përjashtuar pa të drejtë në vitet e shkuara. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të ketë një fond të veçantë të quajtur Fondi i Solidaritet Kombëtar dhe do të sigurohet nga buxheti i shtetit si zë më vete.

4 | 5 |

Riorganizimi i shërbimit shëndetësor duke përcaktuar si autoritet përfaqësues dhe përgjegjës me kompetenca të plota të të gjithë sistemit spitalor dhe qendrave shëndetësore, si dhe ofrimin e kompensimit farmaceutik për shtetasit brenda skemën së sigurimeve shëndetësore: Institutin e Sigurimeve Shëndetësore.

a. Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të jetë autoriteti menaxherial i të gjithë sistemit spitalor dhe qendrave të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të kompensimit farmaceutik.
b. Riorganizimi i plotë i Institutit si institucioni më i rëndësishëm dhe kompetent në shërbimet shëndetësore dhe farmaceutike.
c. Auditimi i plotë i sistemit shëndetësor dhe gjendjes dhe nevojave për ofrimin e medikamenteve duke shmangur konfliktin e interesit me aktorët privatë në treg.
d. Vendosja e një sistemi merite financiare për pagat dhe kompensimet në lidhje shtrirjen gjeografike dhe kualitetin e shërbimit duke favorizuar në përmasa të panjohura më parë profesionalizmin dhe meritën në shërbim dhe jo thjesht në hierarki, duke i dhënë mundësi pacientit të zgjedhë shërbimin dhe mjekun.
e. Ndërtimi i sistemit të vlerësimit nga pacienti dhe mbikëqyrjes transparente të shërbimit mjekësor duke e kthyer Kartën e Pacientit në një Kontratë reale të shërbimit mjekësor.
f. Auditimi dhe transparenca publike online në kohë reale e gjendjes së depove farmaceutike dhe farmacive spitalore në mënyrë që gjurmimi i medikamenteve të garantojë efikasitetin dhe nevojat në kohë reale.
g. Mbikëqyrja rigoroze e pajisjeve spitalore dhe klinike për të qenë efikase dhe për të mos ulur efiçensën e tyre për shkak të favorizimit të tregut privat duke vendosur një sistem pagese të mbrojtur duke vlerësuar edhe punën e personelit.
h. Meritokracia në karrierë, pagë dhe shpërblime do të jetë standard i garantuar në ndërtimin e hierarkisë mjekësore duke ndërtuar një sistem efikas të njohjes së kontributit të çdokujt bazuar në efikasitetin e shërbimit.
i. Të vetmet medikamente që do të ofrohen dhe tregtohen në Shqipëri do të jenë ato të markuara në BE dhe SHBA.
j. Për të gjithë personat që kanë nevojë për shërbim shëndetësor do të shmanget abusurditeti burokratik i njohjes së shërbimit për të krijuar lodhje, paraqitje dhe radha të panevojshme pasi sistemi i ri dixhital i komunikimit me pacientin do të shmangë çdo burokraci të kotë.

4 | 6 |

Riorganizimi i Postës Shqiptare sh.a. në një BankoPostë të sigurte dhe të pavarur e cila do të ofrojë shumë shërbime sipas modelit të projektuar por të parealizuar në vitet 2005-2013 nga Drejtori i Postës Z. Arqile Gorea.

a. Transformimi i Postës Shqiptare sh.a. në një entitet financiar modern të modelit italian BankoPosta, duke i mundësuar qytetarëve shqiptarë akses në shërbime bankare të thjeshta, të sigurta dhe të përballueshme.
b. Kjo iniciativë synon ofrimin e llogarive rrjedhëse, depozitave, pagesave digjitale dhe shërbimeve të kursimeve në çdo zyrë postare në vend.
c. Me një fokus të veçantë në përfshirjen financiare të zonave rurale dhe shtresave më të paavantazhuara, ky projekt do të sjellë inovacion dhe zhvillim ekonomik në çdo cep të Shqipërisë.
d. Kjo do të nxisë konkurrencën në tregun bankar pasi e drejta e shtetasve për të përdorur Bankopostën do ti pengojë bankat e nivelit të dytë ta pengojnë qytetarin apo subjektin juridik për të marrë këtë shërbim me kosto më të ulët dhe do ti detyrojë punëdhënësit të respektojnë vullnetin e shtetasve.
e. Ndërkohë që Posta Shqiptare do ti nënshtrohet një mbikqyrje të fortë për të garantuar shërbimin postar dhe sigurinë e materialeve postare.

4 | 7 |

Riorganizimi i transportit kombëtar dhe urban duke krijuar efikasitet dhe kosto më të ulëta dhe siguri rrugore. Kthimi i qyteteve kryesore në Qytete Funksionale, sidomos qyteti i Tiranës

4 | 7 | 1 |

Moratorium 4 vjeçar i ndërprerjes së investimeve të mëdha publike në infrastrukturën rrugore me përjashtim të angazhimit në projekte ndërkombëtare me financime të huaja me leverdi kombëtare. Kjo për arsye se rrugët e mëdha janë funksionale dhe buxheti i shtetit thithet nga disa kompani apo bashkime kompanish që forcojnë ekonominë oligopolistike dhe thithin pasurinë kombëtare në disa duar ndërkohë që vendi ka nevojë për çlirim dhe qarkullim parash në sa më shumë aktorë dhe publikun. Investimet publike në transport duhet përqendruar në rrugë me më pak kosto që përmirësojnë jetën e komunitetit dhe lidhin zonat e shpopulluara që kanë mundësi rivitalizimi.

4 | 7 | 2 |

a. Reduktimi i taksave të karburantit sipas tabelës së mëposhtëme:
1) Akciza do të ulet me 30% (ajo zë reth 37-40% e totalit të taksave).
2) Taksa e karbonit do të zërohet.
b. Pas uljes së akcizës me 30% dhe zerimit të taksës së karbonit, përqindja totale e taksave mbi çmimin e karburantit në Shqipëri do të ishte 78% e totalit të taksave aktuale, që do të ishte një ulje domethënëse në përqindjen e kostove. Aktualisht, Shqipëria ka një nga çmimet më të larta të karburantit në botë.
c. Me këtë ndryshim:Shqipëria do të largohej nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantet, dhe nëse krahasojmë me vendet e tjera në rajon dhe në botë, Shqipëria mund të pozicionohej afër mesatares së rajonit Ballkanik ose më ulët se vendet si Italia apo Gjermania, të cilat gjithashtu kanë taksa të larta mbi karburantet.

4 | 7 | 3 |

Heqja e monopoleve de facto në importimin, magazinimit dhe tregtimin e karburanteve në importin e karburanteve do të liberalizonte tregun e importit duke rritur tej mase konkurrencën në treg dhe për pasojë edhe uljen e çmimit. Liberalizimi i liçensimit të tregtimit por edhe kontrollit të karburanteve do të ulte përsëri çmimet dhe rriste konkurrencën.

Forcimi i mekanizmave mbikëqyrës doganorë dhe tregtarë, ato të cilësisë dhe kalibrimit të pajisjeve do të rriste cilësinë, ulte më tej çmimin, dhe do të reduktonte riskun e abuzimeve monopolistike në treg.

4 | 7 | 4 |

Riorganizimi i shërbimit kombëtar të transportit qytetar (transporti qytetas dhe ndërqytetës me autobuzë dhe furgonë) duke zeruar akscizat nëpërmjet një sistemi të fortë mbikëqyrës financiar dhe me GPS dhe përdorur tallona dixhital blerje do të rriste rentabilitetin e shërbimit qytetës dhe ndërqytetës të transportit publik dhe privat dhe do të stabilizonte çmime të përballueshme.

4 | 7 | 5 |

Rivlerësim i konçensioneve të pagesave të rrugëve për konçensionarët duke synuar prishjen e kontratave me kompanitë që ofrojnë këtë shërbim në Thumanë dhe Kalimash për ta bërë kalimin pa pagesë. Shpallja të paligjshme të çdo konçensioni që vendoset në rrugë të ndërtuara me paratë e buxhetit të shtetit. Në vështirësitë që mund të hasen përballë proceseve gjyqësore në arbitrazhe të ndiqen modeli i rreptësisë së mbikëqyrjes shtetërore mbi administrimin e konçensionarit për të detyruar konçensionarit të reduktojnë pagesat dhe rrisin investimet.

4 | 7 | 6 |

Liberalizimi i liçensave për transportin ajror, si dhe për krijimin e kompanive private ajrore, si dhe liberalizimi i liçensave për ndërtim aeroportesh private duke rritur standardet e kontrollit dhe mbikëqyrjes. Kjo do të rrisë fluksin turistik dhe ulë çmimet në treg. Një nga prioritetet do të jetë garantimi i pronësisë së truallit dhe shpronësimi pa detyrim.

4 | 7 | 7 |

Ndërtimi i një sistemi kombëtar të sinjalistikës rrugore dhe dixhitalizimi i transportit publik dhe privat

a. Ndërtimi i një sistemi kombëtar të sinjalistikës rrugore ndërurbane dhe urbane, i integruar me një platformë dixhitale për monitorimin dhe menaxhimin e të gjithë aspekteve të transportit publik dhe privat.
b. Kjo platformë do të mundësojë koordinimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e sigurisë rrugore, dhe transparencën në shpenzimet e mirëmbajtjes.
c. Gjithashtu, do të përfshijë ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimeve për të mos penguar zhvillimin e zonave të prekura nga rrugët kombëtare dhe lokale, duke garantuar siguri dhe efikasitet më të lartë për përdoruesit.
d. Në këtë mënyrë, do të kombinohet përmirësimi i infrastrukturës me inovacionin dixhital për një transport më të sigurt dhe më efikas.

4 | 7 | 8 |

Riformatim i plotë i sistemit të gjobave duke reduktuar në maksimum gjobat për shkeljet rrugore pa impakt në sigurinë dhe nevojat rrugore duke rritur ato me impakt pengimi të qarkullimit dhe dëmtimit të drejtëpërdrejtë të interesit publik (gjoba për ata që dëmtojnë interesin publik jo për ata që nuk e cenojnë atë).

Ashpërsimi i masave administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që pengojnë qarkullimin e mjeteve apo shtetasve si dhe ata që shkaktojnë ndotje akustike dhe gjoba minimale ose këshillim për ata që nuk pengojnë qarkullimin apo parkimin publik.

4 | 7 | 9 |

Krijimi i standardit kombëtar të rrugëve të sigurisë urbane për mjetet e transportit publik, zjarrfikëset, ambulancat, makinat e policisë, taksitë, etj në prioritet ndaj kufizimeve për rrugë biçikletash.

4 | 7 | 10 |

Rikthimi i qyteteve në “qytete funksionale” sidomos qyteti i Tiranës i cili nëpërmjet procesit referendar lokal të ndërtimit të një nënkalimi Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim në Sheshin Skënderbej dhe të ribërjes së nënkalimit të Astirit në rrugën Dritan Hoxha duke ndërtuar një mbikalim të plotë në rrugën e Astirit për të rivitalizuar komunikimin dhe qarkullimin midis dy anëve të rrugës.

Riorganizimi i sistemit të transportit dhe funksionalitetit të qytetit.

Orientimi i bizneseve ndërtimore drejt periferisë dhe zonave bregdetare në kuadër të programit të turizmit rezidencial.

4 | 8 |

Riorganizimi i ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimit duke i falimentuar dhe ringritur nga e para si kompani publike me kapital aksioner me mazhorancë të detyrueshme shtetërore me qëllim zerimin e borxhit për ti futur në treg si shoqëri aksionere me të drejta aksionesh edhe nga qytetarët. Nisja e një procesi planifikimi projektesh për të ndërmarrë projekte masive furnizimi dhe rehabilitimi të kanalizimeve me kredi të buta ndërkombëtare për të furnizuar bashki ,e rëndësi strategjike si ajo e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës 24 orë me ujë.

4 | 9 |

Krijimi i Programi Kombëtar të Solidaritetit dhe Bamirësisë

4 | 9 | 1 |

Ndërtimi i një databaze kombëtare opensource nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale dhe Ministria e Edukimit në bashkëpunim me organizatat bamirëse dhe fetare për identifikimin e individëve dhe familjeve në nevojë duke ruajtur anonimatin e tyre sipas kërkesave të vetë personave subjekt i ndihmës. Nëpërmjet kësaj platforme do të identifikohen të gjithë personat në nevojë duke vendosur edhe të dhënat gjeografike sipas modelit të crowdmap. Të dhënat do të respektojnë në mënyrë rigoroze ruajtjen e të dhënave personale në marrëveshje me personin apo familjen në nevojë. Në këtë databazë do të kategorizohet lloji i nevojës dhe i subjektit duke hapur rubrika më vete për mbështetje në situata emergjente. Databaza kombëtare do të jetë e aksesueshme për këdo për aq të dhëna sa do dëshironte përfituesi i ndihmës. Kategoritë që do të përfshihen janë persona me nevoja shëndetësore (ilaçesh, kurash të papërballueshme apo spitalore), financiare, ushqimore, strehimi, punësimi, shkollimi, etj. Databaza do të ndihmojë shumë edhe për moslënien jashtë ndihmës të personave në nevojë por edhe për verifikimin e ndihmës së dhënë. Po ashtu aty mund të jepen edhe sisteme alarmi për lënien jashtë ndihmës të individëve në nevojë.

4 | 9 | 2 |

Programi i “adoptimit në distancë të fëmijëve në nevojë” nuk ka të bëjë me adoptimin real por thjesht marrjes nën kujdes në distancë duke i mbuluar në mënyrë periodike nevojat bazë si ushqimi, shkollimi, veshja, etj. Ky program i aplikuar në distancë në vende të pasura për fëmijë në vende të varfëra ka rezultuar shumë i dobishëm dhe aplikimi i tij në Shqipëri është krejtësisht i mundur duke pasur parasysh mundësitë e të ardhurave të mjaftueshme nga shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Fëmijët që regjistrohen në këtë program duke ruajtur plotësisht anonimitetin kanë mundësi të mbështeten për nevojat bazë me shumë të drejtpërdrejta për familjen apo me kujdestarë në komunitet që kujdesen që shuma të shkojë drejtpërdrejtë në ndihmë të fëmijës pa abuzim. Një nga mënyrat më të mira të mbikëqyrjes është angazhimi i vullnetarëve sidomos nga shkollat e mesme apo të larta që mund të kujdesen për adresimin e ndihmës direkt në dobi të fëmijëve përfitues duke u kujdesur edhe për ndihmën psikosociale. Sipas përllogaritjeve, adoptimi i fëmijëve në distancë mund të sillte një numër prej 20 mijë fëmijësh të mbështetur nga ky program brenda vitit të dytë të aplikimit të programit në shuma nga 500, 1000 apo dhe 2-3 mijë dollarë në vit në varësi të bamirësve që mund të jenë edhe persona biznesi (fizik apo juridik). Ky program synon të angazhojë edhe organizatat humanitare dhe të ndikojë në ndryshimin e reputacionit të shoqërisë civile nga organizata parazitare që thithin fonde për ideologjinë woke në shërbime të dobishme për komunitetin.

4 | 9 | 3 |

Programi “adopto një gjysh/gjyshe”. Ky program me fokus nxënësit e shkollave të mesme synon marrjen në patronazh dhe përkujdesje të të moshuarve të vetmuar nga nxënës vullnetarë në programet humanitare të mbikëqyrur nga bordet e prindërve në shkolla. Ideja e programit është që për të moshuar të identifikuar në Databazën Kombëtare të cilët jetojnë në kushtet e vetmisë dhe pamundësisë të ofrohet ndihmë në përballimin e pamundësisë së lëvizjes fizike duke ofruar ndihmë si dhe për rregullime të lehta në nevojat e shtëpisë. Çdo shkollë me një mesatare prej 300 nxënësish mund të mbulojë 30 të moshuar dhe për çdo nxënës të angazhuar do të ketë një njohje merite e cila do të reflektohet edhe në certifikatat e meritës.

4 | 9 | 4 |

Programi shkollor për veshje, lodra dhe libra për fëmijët në nevojë është krijimi i një programi vjetor për dhurimin e librave, lodrave dhe veshjeve për fëmijët në nevojë. Ky program do të organizohet në prag të vitit të ri.

4 | 9 | 5 |

Programi i solidaritetit të biznesit për familjet në nevojë. Ky program do të inkurajohet nga Drejtoria e Tatimeve dhe Taksave duke aplikuar bonuse fiskale për bizneset e përfshira. Këto fonde do të administrohen nga bordet lokale të Dhomave të Tregtisë, nga bashkime joformale të biznesit, apo nga persona fizikë dhe juridikë dhe do të krijojnë një ndihmë humanitare për të moshuarit apo familjet në nevojë për të dhënë ndihma për ushqime dhe ilaçe për të moshuarit referuar Databazës Kombëtare. Koncepti i ndihmës humanitare do të regjistrohet si bonus fiksal për çdo kontributor dhe referenca në Databazën Kombëtare të Ndihmës do të jetë referenca më e mirë për garantimin e ndihmës.

4 | 9 | 6 |

Banka e Ushqimit dhe Veshjeve do të jetë një projekt humanitar i mbledhjes së ndihmave për personat në nevojë. Ky program do të administrohet nga organizatat humanitare të liçensuara për këtë qëllim. Ideja është ngritja pikave të grumbullimit ushqimor dhe veshjeve për personat në nevojë. Për këtë qëllim nëpërmjet angazhimit vullnetar të të rinjve me ndihmën e organizatave humanitare do të organizohen ditë të mbledhjes së ushqimeve sipas praktikave më të mira të bankës së ushqimeve

4 | 9 | 7 |

Programi i mensave falas. Mensat falas janë një program i subvencionuar nga shteti (lehtësi për përdorim mjedisesh publike, mbështetje fiskale, etj), dhe i realizuar nga individë, organizata humanitare, fetare apo subjekte biznesi. Mensat falas ofrojnë shërbim në mensë por edhe brenda mundësive të angazhimit vullnetar apo të paguar, dërgim të ushqimeve pranë familjeve apo individëve në nevojë. Një ndihmë të madhe për to mund të japin institucionet dhe organizatat fetare duke u koordinuar me institucionet publike. Në to mund të punojnë vullnetarë dhe një model i mirë mund të jenë nxënësit e shkollave të mesme apo studentët. Auditimi i tyre dhe standardet e sigurisë ushqimore do të vetërregullohet me standarde transparence që kërkojnë liçensë. Ato mund të jenë një pikë e fortë për dhurime ushqimore nga bizneset e tregtimit me pakicë dhe shumicë për të ofruar produkte. Për të ofruar shërbimin ndaj personave në nevojë për shkak të distancës ato mund të ofrojnë edhe shërbim në shtëpi me ndihmën e vullnetarëve.

4 | 9 | 8 |

Banka financiare e ndihmës për personat në nevojë do të jetë një program që do të synojë në mënyrë të veçantë diasporën shqiptare për ti dërguar ndihma financiare personave në nevojë dhe do të jetë e integruar me Databazën e Solidaritetit. Banka Financiare do të jetë e lidhur me BankoPostën Shqiptare sh.a. dhe do të synojë ata familje të varfëra që jetojnë në varfëri dhe individë që janë të braktisur. Objektivi i programit është angazhimi i 10 mijë personave që do të mbulojnë me ndihmë financiare 10 mijë njerëz me një vlerë totale prej 10 milionë dollarë në vit. Është e rëndësishme që kontributorët të kenë mundësi të dijnë se kë po ndihmojnë.

4 | 9 | 9 |

Programi humanitar “Të mëdhenjtë për të vegjëlit” është një program që synon Bizneset e Mesme dhe të Mëdha duke u ofruar lehtësi fiskale për ndihmat humanitare brenda kuadrit të Databazës së Solidaritetit. Programi inkurajon krijimin e fondacioneve ekskluzive humanitare brenda korporatës (pa shpenzime suplementare) që drejtohen nga familjarët e pronarëve dhe që synojnë fëmijët e varfër dhe të moshuarit në vështirësi ekonomike. Kualifikimi i tyre për tu njohur ulje fiskale i referohet vetëm sasisë së ndihmës së ofruar për personat e ndihmuar. Ata mund të financojnë mensat, adoptimin në distancë, ndihma financiare apo ushqimore për personat në nevojë. Objektivi i këtij programi që përfshin rreth 1000 kompani (nga 1.306 Ndërmarrje të mesme dhe 181 Ndërmarrje të mëdha që ka Shqipëria sipas të dhënave të INSTAT) është përfitimi i 20 mijë njerëzve në nevojë me një shumë prej 20 milionë dollarë në vit me një mesatare diku tek 80 dollarë në vit.

4 | 9 | 10 |

Programi kombëtar i dhurimit synon krijimin e lehtësisë për dhurimin e sendeve, orendive, veshjeve, lodrave, pajisjeve elektroshtëpiake, etj personave në nevojë. Ky program i integruar në databazën e solidaritetit lehtëson njoftimin e palëve të interesuara për ofrimin e produkteve falas dhe gjetjen e ndihmës për transport në rast se do të jetë e nevojshme.

4 | 10 |

Reduktimi i skemave korruptive nëpërmjet përmirësimit të procedurave, transparencës, dhe sidomos praktikave dhe modeleve të përcaktimit të kushteve dhe termave referenciale

a. Riformatimi i paraprirë nga një debat publik i manualit të çmimeve të referencës dhe mbajtje e hapur për ndryshim në varësi të ndryshimeve të tregut për rinovimin e përshtatjen e çmimeve të referencës me luhatjet e tregut në kohë optimale. KEMP do të jetë autoriteti kryesor
b. Vendosja e një mekanizmi të matjes së performancës për të gjitha institucionet shtetërore që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe garantimi i transparencës së plotë për çdo institucion duke krijuar garanci për marrjen në kohë reale të çdo informacioni dhe përgjigje në kohë reale..
c. Krijimi i një standardi kombëtar të matjes dhe vlerësimit të performancës së shërbimeve për qytetarët.
d. Çdo institucion publik do të ketë detyrim zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit duke penalizuar financiarisht personalisht çdo zyrtar publik që shkel afatet por edhe i shmanget kërkesës konkrete të qytetarëve për informacion.
e. Njohja e përgjegjësisë personale të zyrtarit për shërbimin e munguar që i njihet me ligj si e drejtë qytetarit kërkues.
f. Krijimi brenda 6 muajve i kushteve komode për pritjen e qytetarëve dhe kërkuesve të shërbimit në çdo institucion publik. Ngritja e pikave të integruara të shërbimit për qytetarët pranë vendbanimit të tyre për të shmangur sorollatjet e qytetarëve.
g. Vendosja e firmës dixhitale si detyrim për çdo institucion publik dhe lehtësimi për përdorim nga çdo shtetas dhe person juridik për të lehtësuar burokracitë. Heqja e monopolit të AKSHIt për ofrimin e firmës dixhitale duke liberalizuar tregun me qëllim uljen e kostove për qytetarët dhe subjekteve juridike duke i dhënë mundësi liçensimi subjekteve të sigurta private.

OBJEKTIV NR 5.

Bashkim Kombëtar strukturor pas pas hapi për çdo ditë dhe në çdo fushë dhe rintegrim i diasporës dhe mërgatës shqiptare.

Bashkim Kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës duke inicuar dhe zbatuar integrimin strukturor hap pas hapi të dy sistemeve politike, ligjore, ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore. Dhënie shtetësie për çdo shqiptar kudo ku jeton. Rintegrim i diasporës dhe mërgatës shqiptare nëpërmjet programeve të forcimit të marrëdhënies së shqiptarëve.

5 | 1 |

Krijimi i një platforme bashkëpunimi progresiv të përhershëm mes Shqipërisë dhe Kosovës duke ristrukturuar drejt njëtrajtshmërisë dy shoqëritë dhe strukturën sociale dhe ekonomike.

a. Fillimi i harmonizimit ligjor, institucional, fiskal, liçensues dhe strukturor i biznesit dhe shërbimeve publike midis dy vendeve.
b. Përdorimi i euros dhe lekut në Shqipëri dhe Kosovë dhe krijimi i një këshilli bankar për harmonizimin e politikave monetare për përdorimin e njëkohshëm të të dy monedhave ku Banka e Kosovës do të kujdeset për ekuilibrin monetar të euros në treg dhe Banka e Shqipërisë për ato të Lekut.
c. Harmonizimi dhe njohja reciproke e çdo liçense shërbimesh e shoqëruar me rritjen e kapaciteteve dhe aftësive njohëse të burimeve njerëzore.
d. Harmonizimi i plotë i sistemeve arsimore dhe profesionale për të krijuar një standard të përbashkët.
e. Njohja e çdo subjekti juridik me karakter ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë si të jetë në vendin e origjinës
f. Krijimi i federimeve sportive, kampionateve të përbashkëta sportive dhe kompeticioneve kombëtare përfshirë edhe ato artistike, kulturore, shkollore, etj përfshi edhe shkrirjen e institucioneve me karakter shkencor, kulturor, edukativ, sportiv, etj.
g. Bashkërendimi i policive, institucioneve të hetimit penal, kompetencave të ekstradimit për të vepruar në zona të ndara por në koordinim të plotë.
h. Konsiderimi i çdo shtetasi në Shqipëri dhe Kosovë si në vendbanimin e tij të përhershëm duke mos i mohuar asnjë shërbim dhe të drejtë që gëzon në vendin e origjinës ku liria e vendbanimit i nënshtrohet të gjitha të drejtave dhe detyrimeve si në vendin e origjinës.
i. Krijimi i një Ministrie të përbashkët të Edukimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si institucioni i parë qeveritar i përbashkët.
j. Bashkimi i ambasadave në godina të përbashkëta duke ndarë dhe koordinuar buxhetet.

5 | 2 |

Dhënia e shtetësisë shqiptare me proçedurë të menjëhershme me afat 1 mujor për çdo shtetas të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi si dhe diasporës që vërteton origjinën e etnisë shqiptare apo të origjinës familjare nga stërgjyshi/stërgjyshja, gjyshi/gjyshja, babai/mamaja, apo bashkëshorti/bashkëshortja.

5 | 3 |

Sistemi jonë arsimor do të funksionojë pjesërisht (sipas nevojave dhe kërkesës) edhe në periudhën korrik-gusht si shkollë vere për fëmijët e diasporës për mësimin e shqipes dhe lëndëve me karakter identitar. Kjo do të realizohet me kontributin financiar të pushtetit vendor dhe shtetit si dhe me kontributin e prindërve të fëmijëve. Për këtë qëllim do të organizohen paketa mbështetëse në përputhje me kohën e qëndrimit të fëmijëve të diasporës. Ky program duhet të koordinohet edhe me Republikën e Kosovës dhe komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

5 | 4 |

Krijimi i një programi të përbashkët të Shqipërisë, Kosovës dhe komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për ngritjen e shkollave të mësimit të shqipes dhe identitetit kombëtar duhet të realizohet në të gjithë diasporën. Për këtë qëllim duhet të krijohet një fond i përbashkët edhe me ndihmën e diasporën dhe mërgatën për diasporën dhe mërgatën i cili do të administrohet bashkarisht.

5 | 5 |

Ngritja e shkollave të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në të gjithë vendet ku ka komunitet shqiptar do të jetë një sfidë që duhet përballur nga Ministria e Edukimit dhe Ministria e Jashtme duke angazhuar financiarisht komunitetin shqiptar që jeton në këto vende dhe vetë shtetin shqiptar i cili duhet të garantojë materialet e nevojshme dhe buxhete kompensimi për sigurimin e mësuesisë. Bashkëpunimi me institucionet lokale në vendet përkatëse duhet të jetë një sfidë e përbashkët e shtetit shqiptar dhe komunitetit shqiptar në këto vende.

5 | 6 |

Radiotelevizioni Shqiptar dhe Radiotelevizioni i Kosovës, në bashkëpunim me Ministritë përkatëse të edukimit dhe të jashtme, duhet të bashkërendojnë krijimin një programi shumëdimensional të mësimit në distancë dhe online të shqipes dhe identitetit kombëtar për fëmijët e diasporës dhe mërgatës.

5 | 7 |

Me qëllim ndihmën kundër shpopullimit të Shqipërisë do të krijohet një program kombëtar me objektiva ndërkombëtar dhe lokal për të krijuar instrumenta ndihme dhe mbështetje për çdo bashki në Shqipëri.

a. Me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, Qeverisë Shqiptare dhe diasporës shqiptare do të synohet “binjakëzimi” i shteteve të ndryshme me bashkitë e Shqipërisë duke krijuar një hartë mbështetje nga 30 vende me 55 bashki (me përjashtim të bashkive bregdetare dhe Tiranën) të cilat janë në emergjencë shpopullimi.
b. Në çdo vend do të caktohet një konsull dhe një atashe ekonomik duke krijuar një bord të diasporës të cilët do të kenë objektiv sigurimin e një marrëveshje diplomatike për të ndihmuar bashkitë përkatëse. Në disa shtete të fuqishme si Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Franca, Austria, Spanja, Turqia, etj do të synohet ndihma e një grupi bashkish kufitare për të plotësuar numrin e nevojshëm.
c. Diaspora mund të luajë një rol me rëndësi historike për të lobuar dhe ndihmuar atasheun ekonomik që do të përfaqësojë interesat e bashkisë që ka në patronazh.
d. Objektivi është sigurimi i ndihmave materiale (si zjarrfikëse të përdorura, autoambulanca të përdorura, salla operacionesh në gjendje të mirë funksionale, laboratorë analizash në gjendje të mirë funksionale, skanera radiologjik në gjendje të mirë fiunksionale, laboratorë dentarë, instrumenta muzikorë, materiale sportive, mjete shkollore, kompjutera dhe pajisje për shkolla dhe kopshte, biblioteka, pajisje për zyra shërbimesh, automjete për shërbime të ndryshme, etj etj) dhe burime njerëzore të gatshme për të ofruar ndihmën e tyre në rivitalizimin e jetës shoqërore (mjekë, infermierë, mësues dhe specialistë IT, mësues të gjuhës së huaj, mësues muzike, teatri, vizatimi, trainerë sportivë dhe mësues të edukimit fizik, veterinerë, zooteknikë, agronomë, etj) të cilët nga praktika 30 vjeçare janë të gatshëm kudo të ofrohen si vullnetarë me shpenzime të mbuluara që sigurohen zakonisht me projekte dhe donacione etj.
e. Në çdo bashki duhet të ngrihet një qendër rezidenciale në një objekt me qera apo është aset i bashkisë dhe përshtatet ku do të jetojnë dhe qëndrojnë një grup prej 10-30 personash që ofrohen në kuadër të ndihmës në formë sezonale apo disa vjeçare sipas llojit të mbështetjes që sigurohet.
f. Ky komunitet vullnetarësh ka për qëllim vitalizimin e jetës në bashkitë e shpopulluara duke ndihmuar në shkolla për aktivitet shkollor apo jashtë shkollor, por edhe për të ndihmuar në shërbime të ndryshme komunitare.
g. Ky lloj angazhimi prodhon një numër prej 1000 deri në 2000 vullnetarësh nga gjithë vendet të cilët kanë fokus rivitalizimin e jetës kulturore, sociale, shëndetësore dhe ekonomike dhe nxit një lloj turizmi të fokusuar lokal për shkak të zgjerimit të programit të ndihmës duke angazhuar përherë e më shumë OJFtë dhe agjencitë që merren me zhvillim në vendet përkatëse duke aplikuar për fonde ente publike dhe privat, lokale dhe ndërkombëtare me fokus ripopullimin e zonave përkatëse.
h. Ndihma mund të kapë në 4 vite me qindra automjete shërbimi, qendra shëndetësore, përmirësim të shkollave, programe zhvillimi me vlerë në dhjetra miliona euro dhe mbi të gjitha vitalizim të jetës në periferinë e shpopulluar.

5 | 8 |

Asistencë dhe ndihmë për riorganizimin e diasporës në organizata dhe qendra komunitare duke forcuar lidhjet me shtetet amë duke shmangur segmentimin dhe përdorimin ekskluziv partiak dhe duke nxitur përdorimin e portaleve të informimit për çështje specifike të diasporës. Kthimin e rrjetit të ambasadave në një rrjet bashkëpunimi dhe ndihme reciproke për rivitalizimin e identitetit kombëtar të diasporës. Inkurajimin e diasporës në përfshirjen në jetën politike të vendeve ku jetojnë sipas pikëpamjeve të tyre politike. Koordinimin e aktiviteteve kulturore dhe sociale me fokus festat kombëtare dhe evente që promovojnë imazhin e Shqipërisë në botë në bashkëpunim me institucionet publike në vendet ku ndodhet diaspora

5 | 9 |

Njoftimin e rregullt të diasporës për vendet e punës në sektorin publik dhe privat dhe mundësitë për investime dhe lehtësitë përkatëse duke fokusuar ekspertizën e nevojshme.

5 | 10 |

Me ndihmën e TVSH dhe RTV publik në Kosovë ngritjen e një rrjeti televiziv të balancuar që shmang propagandën elektorale dhe partiake të diasporës shqiptare me fokus elementin kulturor dhe social.

OBJEKTIV NR 6.

Korigjim i plotë dhe me urgjencë me themel të Refomës në Drejtësi.

Reformim i plotë i sistemit të drejtësisë duke trajtuar si emergjencë kombëtare korigjimin me themel të dëmeve të pallogaritshme të Reformës në Drejtësi, për të shmangur pasojat e influencës politike të ekzekutivit si dhe për të risistemuar dhe korigjuar vakumet e mëdha që kanë cënuar rëndë funksionalitetin e saj.

6 | 1 |

Rishikimi i kornizës ligjore për të adresuar problemet e vakumit institucional si një proces i hapur publik që përfshin gjyqtarë, prokurorë, avokatë, lektorë, noterë, juristë, vlerësues dhe ekspertë pronash, juristë, OJF, dhe ekspertë ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias. Ngritja e grupeve të punës me seanca të hapura që do të vlerësojnë hap pas hapi çdo aspekt të reformës dhe rezultatet e 10 viteve të fundit duke marrë si fillesë vitin 2015.

6 | 2 |

Përgatitja e ndryshimeve kushtetuese dhe në legjislacionet mbështetëse. Rizgjedhja nga e para e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë duke pasur si kriter emërimi pavarësinë politike dhe profesionalizmin dhe dhënia e mundësisë së çdo kandidati të kualifikuar dhe me integritet që garanton njohuritë e nevojshme në procesin gjyqësor dhe legjislacionin shqiptar.

6 | 3 |

Mbyllja e institucionit të Vetingut dhe Vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kalimi i vlerësimit të tyre në Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në departamentin e deklarimit të pasurive. Ngritja pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të institucionit të vlerësimit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me vlerësimin e respektimit të procedurave ligjore në karrierën e tyre.  Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e ligjit që kanë hedhur në gjyq autoritetet shtetërore për kthimin në detyrë në lidhje me pasurinë dhe të ardhurat dhe rivlerësimi i tyre nga Departamenti i kontrollit të pasurive të zyrtarëve publikë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

6 | 4 |

Riorganizimi i SPAK bazuar në kritere të reja rekrutimi dhe vlerësimi duke i hequr çdo lloj kontrolli dhe mbikqyrje mbi gjyqësorin dhe duke larguar çdo person që ka shërbyer në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Krijimi i një Prokurorie dhe gjykate speciale që ka në kompetencë vetëm gjyqësorin dhe prokurorinë përfshi edhe SPAK dhe GjKKOnë.

6 | 5 |

Futja e një sistemi të auditimit ligjor transparente dhe publike për vendimet gjyqësore që bazohet mbi zbatimin e procedurave nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën mbikëqyrjen e KLGJ dhe KLP.

6 | 6 |

Riorganizimi i KLGJ dhe KLP për të garantuar funksionalitetin duke hequr çdo përfaqësues nga e ashtuquajtura shoqëri civile dhe Dhoma e Avokatëve për konflikt të plotë interesi. Largimi i çdo kujt që është anëtar i KLP dhe KLGJ që në 20 vitet e fundit është financuar apo mbështetur në karrierë apo edhe në emërim në këto struktura nga Fondacioni Soros apo spin-off-et e tij apo që ka shërbyer në organet e drejtësisë së diktaturës komuniste.

6 | 7 |

Riorganizimi i Shkollës së Magjistraturës duke hapur një degë për magjistrantë për persona që vijnë nga bota e drejtësisë si avokatë, ndihmësgjyqtarë, pedagogë, etj, duke rekrutuar 500 juristëve brenda apo jashtë Shqipërisë për të kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës duke dhënë të gjitha provimet në kohën më optimale të mundshme dhe sapo të japin provimet të rekrutohen direkt në sistemin gjyqësor. Një pjesë e tyre të rekrutohen si ndihmësgjyqtarë pranë Gjykatës së Lartë, një pjesë në gjykatat e apelit dhe pjesa tjetër si gjyqtarë në shkallën e parë ndërsa mes gjyqtarëve të apelit të përzgjidhen gjyqtarë për të shtuar numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë ndërsa nga gjyqtarët e shkallës së parë të rekrutohen në gjykatën e apelit. Rekrutimi i 1000 juristëve të diplomuar në 10 vitet për ndihmsëgjyqtarë në shkallën e parë që do të ndihmojnë gjyqtarët e shkallës së parë për shqyrtimin e dosjeve në shkallën e parë.

6 | 8 |

Marrja në dispozicion e godinave plus pranë objekteve aktuale të gjyqësorit për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe ofrimin e zyrave për gjykatësit dhe personelin gjyqësor. Rivitalizimi i sistemeve dixhitale të transparencës së gjyqësorit sipas modelit që ka pasur gjykata e Tiranës para Reformës Soros në Drejtësi që zhduku çdo akses të avokatëve në databazën e gjyqësorit duke ia dhënë ekskluzivisht vetëm gazetarëve dhe juristëve të Fondacionit Soros.

6 | 9 |

a. Heqja e procedurës së marrjes së vendimeve në dhomën e konsultimit nga ana gjyqtarëve për shkak të cenimit të një procesi të drejtë dhe ligjor për palët ndërgjyqëse të pa përfaqësuara.
b. Rivlerësimi i kushteve që duhet të plotësojë një padi kushtetuese duke zgjeruar:
c. Të drejtën e qytetarëve për padi kushtetuese njësoj me atë të deputetëve dhe duke i dhënë edhe deputetit të vetëm të drejtë për paraqitje tënjë padie kushtetuese për çdo çështje që konsideron se është kompetencë shqyrtimi e gjykatës kushtetuese,
d. Të drejtën e qytetarëve dhe çdo subjekti për të paraqitur kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese për inçidencën për kushtetutshmëri të një akti apo për interpretim, si dhe për çdo çështje që ata besojnë se shkel të drejtat e tyre si individ apo si kolektiv.

6 | 10 |

Reformimi i plotë i policisë së shtetit dhe institucioneve të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit

1. Lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve me krimin

Ashpërsimi i masave ndëshkuese për punonjësit e policisë të lidhur me krimin, duke përfshirë vetting rigoroz dhe ndjekje penale për çdo shkelje.

2. Rekrutim dhe karrierë të bazuar në meritokraci

Garantimi i trajnimit profesional dhe rekrutimit mbi bazën e meritës, duke eliminuar ndërhyrjet partiake dhe ndikimet e tjera të jashtme.

3. Fuqizimi i policimit në komunitet

Krijimi i një modeli policimi të bazuar në besimin dhe bashkëpunimin me komunitetin, duke zbatuar etikën dhe profesionalizmin në çdo ndërveprim.

4. Përmirësimi i kushteve të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit

Vendosja e standardeve të reja për dhomat e shoqërimit (të cilët duhet të jenë dhoma pritjeje dhe jo frikësimi apo trajtimi pa dinjitet), paraburgimit dhe burgjet, për të garantuar kushte humane dhe respekt për të drejtat e njeriut.

5. Modernizimi teknologjik

Instalimi i kamerave të trupit për çdo punonjës policie dhe bashkërendimi i monitorimit rrugor për policinë rrugore me teknologji moderne.

6. Përmirësimi i seksioneve shkencore

Investimi në laboratorët shkencorë dhe trajnimet teknike për të rritur efikasitetin në hetimet kriminalistike.

7. Respektimi i të drejtave të njeriut

Përmirësimi i trajtimit etik dhe profesional të qytetarëve, duke u bazuar në standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

8. Menaxhimi i protestave dhe tubimeve qytetare

Përgatitja e policisë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e tubimeve pa ndërhyrje të panevojshme ose përplasje me qytetarët.

9. Përmirësimi i motivimit të personelit dhe avancimit profesional

Krijimi i një skeme shpërblimi për performancën, duke siguruar meritokraci dhe konkurim të hapur për çdo pozicion në karrierë.

10. Kontroll dhe mbikëqyrje transparente

Krijimi i një organi të pavarur mbikëqyrës për policinë dhe institucionet e vuajtjes së dënimit për të monitoruar sjelljen dhe respektimin e standardeve.

OBJEKTIV NR 7.

Orientim i plotë i Shtetit pro familjes, pro jetës, pro fëmijëve kundër axhendave liberale dhe LGBT të shoqërisë së hapur që enojnë Parimet Kushtetuese dhe Traditën.

Ndërmarrja e politikave efektive për të mbrojtur dhe fuqizuar ligjërisht, ekonomikisht, kulturalisht dhe moralisht familjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë fëmijët, përfshirë edhe mbrojtjen nga axhendat liberale dhe LGBT të shoqërisë së hapur që bien ndesh me kushtetutën dhe traditën tonë shqiptare. Zbatimin e politikave kombëtare që mbështesin rritjen e lindshmërisë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës për familjet Shqiptare, duke vendosur familjen në qendër të politikë bërjes kombëtare

7 | 1 |

Krijimi i një fondi kombëtar për mbështetjen financiare për familjet e reja, në kuadër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke ofruar garanci për interesat bankare për blerjen e shtëpisë nga familjet e reja që kanë minimumi një fëmijë. Subvencionim fiskal për nevojat e familjeve të reja apo për familjet që shtojnë numrin e fëmijëve. Mbështetje financiare dhe përfitime pagese për nënat e reja dhe përshkallëzim në rritje progresive për familjet me më shumë fëmijë. Program subvencionimi financiar për familjet e reja duke ndihmuar pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke bërë zero tatimin mbi të ardhurat për familjet me të ardhura nën 200.000 Lekë/muaj. Njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat që rrisin fëmijët duke u paguar nga shteti.

7 | 2 |

Politika fiskale zero për të gjitha produktet e destinuara për fëmijët e vegjël si ushqime të destinuara për fëmijët, veshje për fëmijët, karroca apo krevate dhe çdo produkt i destinuar për fëmijët e vegjël. Librat shkollorë për fëmijët deri në klasën e katërt do të jenë falas për të gjithë fëmijët.

7 | 3 |

Realizimi i programeve për shërbime falas për kujdesin e fëmijëve për nënat që janë në punë. Subvencionim publik për çerdhe dhe kopshte private dhe dhënie prioriteti me buxhet shtetëror për Bashkitë që ngrejnë çerdhe dhe kopshte për të ofruar shërbime falas për fëmijët e vegjël për familjet që nuk gëzojnë kushte financiare për të mbuluar dot pagesat. Ushqim falas për çerdhet dhe shërbim shëndetësor prioritar falas duke përfshirë çdo lloj medikamenti falas.

7 | 4 |

Garantimi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Kodin e Familjes të moscënimit të martesës tradicionale, të identitetit prindëror, të mos birësimit dhe bijësimit të fëmijëve nga personat LGBTQIA+.

7 | 5 |

Ndalimi i çdo iniciative ligjore dhe protokolleve mjekësore që i hapin rrugë surrogacisë dhe sterilizimit si dhe inkurajojnë apo zgjerojnë praktikat e abortit, si dhe ndalimin për njohjen dhe praktikimin mjekësor të ndërhyrjes në gjendjen natyrore të gjinisë tek fëmijët dhe adoleshentët. Ndalimin e ndryshimeve ligjore që krijojnë hapësirë për njohjen dhe identifikimin e gjinive përtej atyre binare të lindur (mashkull, femër).

7 | 6 |

Ndalimin e organizatave dhe subjekte që promovojnë direkt ose indirekt apo janë të përfshira në axhendat dhe propagandën LGBQ, që të operojnë direkt ose indirekt në institucionet arsimore parauniversitare dhe parashkollore për fëmijët dhe adoleshentët.

7 | 7 |

Ndalimin e përfshirjes në programet shkollore dhe parashkollore për fëmijët dhe adoleshentët të çështjeve që kanë të bëjnë me orientimin seksual, seksualizimin dhe dexhenderizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ndalimin e propagandës, programeve dhe filmave me tema LGBQ në programet televizive, kinema dhe teatër që ofrohen edhe për fëmijët dhe adoleshentët në mediat publike dhe private.

7 | 8 |

Ndalimin e përfshirjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në programe dhe projekte jashtë sistemit arsimor dhe parashkollor pa pëlqimin e prindërve nga subjekte dhe organizata që synojnë trajtimin e temave që kanë të bëjnë me çështjet që kanë të bëjnë me orientimin seksual, seksualizimin dhe dexhenderizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

7 | 9 |

Ndalimin e përfshirjes në çdo aktivitet, program, angazhim të fëmijëve dhe adoleshentëve në sistemin arsimor dhe parashkollor, i cili nuk është pjesë e programit të edukimit pa pëlqimin e prindërve dhe bordeve të shkollave

7 | 10 |

Reduktimi i delinkuencës dhe konfliktit të të miturve me ligjin do të jetë prioritet i marrëdhënies së integruar të ministrive dhe agjencive të ndryshme me bazë shkollën duke e kthyer procesin e heqjes së lirisë së të miturve në një proces edukimi dhe rehabilitimi | 7.10.1. | Paraburgimi dhe dënimi i të miturve do të kryhet në shkolla të posaçme të mbyllura me konvikt me synim edukimin dhe rehabilitimin e tyre duke marrë në konsideratë përjashtimet për kufizimet e rrezikshmërisë së tyre në varësi të veprave dhe statusit të tyre social-psikologjik.

OBJEKTIV NR 8.

Edukimi, formimi, aftësimi i brezave të rinj për jetën, për familjen, për shoqërinë dhe kombin

Reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e edukimit parashkollor, parauniversitar dhe të lartë

8 | 1 |

Reformim i plotë i qeverisjes së sistemit arsimor parauniversitar dhe parashkollor duke kaluar shkollat dhe kopshtet nën administrimin e përbashkët të bordeve publike me përfshirjen e prindërve, përfaqësuesve të strukturave lokale të Ministrisë së Arsimit, Bashkisë, Drejtori i Shkollës dhe mësues të zgjedhur nga mësuesit. Drejtori i Shkollës do të zgjidhet nga Bordi i Shkollës sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Edukimit. Emërimet dhe shkarkimet do të bëhen nga Bordi i Shkollës.

Prindërit përfaqësues në bordin e shkollës do të zgjidhen me votim nga prindërit e shkollës me përfaqësi nga një prind për klasë në javën e dytë të shkollës. Procedurat e votimit përcaktohen me akte rregullatore. Një element shumë i rëndësishëm do të jetë qeverisja e nxënësve dhe në nivel jashtëshkollor edhe Parlamenti Rinor si bazament i formimit demokratik dhe rritjes së aktivizmit jashtë axhendës woke.

Çdo shkollë do të ketë një Fondacion Publik (fondacion shkollor i cili funksionon si departament i shkollës) i cili do të mbështetet nga komuniteti, institucionet, subjekte private apo organizata dhe fondacione dhe do të qeveriset nga Bordi i Shkollës. Ky fondacion do të shërbejë për të financuar nevojat suplementare të shkollës dhe aktivitete dytësore.

8 | 2 |

Reformimi i arsimit të lartë publik dhe jo publik për të kapërcyer krizën dhe dekadencën aktuale.

a. Reformim i arsimit të lartë duke garantuar një proces zgjedhjesh larg kontrollit të establishmentit universitar dhe bazuar mbi meritën akademike.
b. Procedura standarde për organizimin e këshillave studentor në baza demokratike dhe përfaqësimi.
c. Organizimi i vettingut të korrektesës së kërkimit dhe studimit shkencor duke skarcuar privilegjet e siguruara nëpërmjet plagjiaturave si dhe krijiimi i mekanizmave që reduktojnë korrupsionin endemik.
d. Garantim i konkurrencës dhe rekrutimit akademik bazuar mbi meritën akademike.
e. Krijimi i standardeve universitare nëpërmjet themelimit të një universiteti ndërkombëtar publik.
f. Forcimi i politikave të auditimit duke krijuar mekanizma auditues dhe transparence të brendshme universitare me funksionarë të zgjedhur njësoj si zgjedhja e rektorëve. Krijimi i komisioneve të apelimit larg konfliktit të interesit.
g. Vendosja e një sistemi vlerësimi periodik bazuar te produkti përfundimtar i kualitetit të formimit akademik për të përfituar financimet qeveritare. Dhënia e prioritetit që çdo universitet dhe fakultet të investohet për të gjetur partneritete ndërkombëtare për të reformuar dhe rritur standardet e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor duke kërkuar asistencë.
h. Vendosja e kriterit të mësimit intensiv të gjuhës angleze me qëllim përdorimin e literaturës bashkohore dhe sigurimit të lektorëve të huaj dhe shkëmbimeve universitare për të rritur standardet e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
i. Dixhitalizim i plotë i programit akademik duke publikuar të gjitha programet, leksionet dhe literatura e profesoratit në mënyrë që të rritet konkurueshmëria akademike dhe të shmanget atrofizimi dhe ngurtësia e mësimit akademik përballë sfidave të kohës.
j. Themelimi i një universiteti ndërkombëtar me iniciativë të Këshillit të Ministrave, në partneritet me universitete amerikane dhe evropiane si një universitet privat pronë e një fondacioni publik të themeluar me fonde publike me kapital fillestar 30 milionë dollarë, i cili do jetë i hapur për partnerë ndërkombëtarë, do të diplomojë studentët shqiptarë dhe të huaj në degë të shkencave shoqërore si ekonomi, jurisprudencë, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, histori, gjuhë-letërsi, gjuhë të huaja, pedagogji për mësues në të gjitha degët e mësimdhënies parauniversitare, informatikë, inxhinieri ndërtimi dhe arkitekturë, mjekësi, etj.
1) Universiteti do të synojë thithjen e profesoratit të huaj me përparësi ata shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në anglisht.
2) Universiteti do të nxjerrë një revistë shkencore në bashkëpunim me universitete partnere dhe do të shërbejë për të krijuar standarde të botimeve shkencore.
3) Bursimi shtetëror do të synojë inkurajimin e talenteve drejt fushave prioritare ndërkohë që kushdo mund të aplikojë dhe regjistrohet me kostot e tij dhe nëse ka rezultate të larta do të bursohet nga fondi i universitetit.
4) Standardet e larta të mësimdhënies do të shoqërohen me vlerësime objektive për pritshmëritë e katedrave ndërkombëtare.

8 | 3 |

Ristrukturimi i kurrikulave për të garantuar një edukim cilësor që përgatit brezat e rinj për sfidat e jetës në shkollat 9vjeçare dhe të mesme duke krijuar 3 lloje klasash: për ata që duan të studiojnë në shkenca shoqërore, ata që duan të studiojnë në shkenca ekzakte dhe ata që nuk kanë interes për asnjërën prej tyre duke prodhuar diploma identifikuese për vazhdimësinë.

a. Futja e lëndëve dhe praktikave mësimore që trajtojnë aftësitë jetësore, etikën, ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme familjare dhe shoqërore.
b. Përqendrim i veçantë në mësimin e historisë kombëtare për të forcuar identitetin kulturor dhe kombëtar.
c. Mësimi i lëndëve që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit do të jetë prioritare për talentet ndërkohë që çdo nxënës i sistemit tonë arsimor parauniversitar në përfundim të shkollës do të ketë njohuri të plota njohëse dhe kuptuese të Kushtetutës dhe rregullave bazë juridike të një qytetari të përgjegjshëm.

8 | 4 |

Mbyllja e Akademisë së Shkencave dhe krijimi i Akademisë Albanologjike si një institucion i pavarur shkencor i cili përbëhet nga të gjitha institutet aktuale albanologjike bazuar mbi vetërregullimin e botës akademike ku anëtarë dhe zgjedhës janë të gjithë studiuesit e fushave përkatëse që kanë një certifikim akademik apo referencë publikimesh dhe studimesh në fushë.

a. Mbyllja e Akademisë së Shkencave duke i kaluar trashëgiminë e saj Akademisë Albanologjike e cila duhet të vendosë një marrëdhënie të ngushtë me institucionet homologe në Kosovë dhe kudo për të bashkërenduar punën dhe rritur efektivitetin.
b. Bashkëpunim i ngushtë midis instituteve të Akademisë Albanologjike Shqiptare, institucionet e arkivave, muzeve dhe bibliotekave, Universiteteve dhe instituteve të pavarura dhe subjekteve të ndryshme ndërkombëtare për të promovuar kërkime, botime dhe aktivitete akademike shkencore.
c. Është e domosdoshme të financohen bursa për studentët dhe studiuesit e apasionuar pas filologjisë klasike, paleografisë dhe historisë së mesjetës, në mënyrë që të përvetësojnë aftësitë për të lexuar dhe përkthyer dorëshkrimet latinishte mesjetare, greqishten e vjetër, osmanishten dhe persishten e përdorur në Perandorinë Romake, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kulturore e intelektuale të popullit tonë.
d. Financimi publik shtetëror për të sjellë në Shqipëri botime me interes të lartë kombëtar si botimin dixhital “Iliricum Sacrum” dhe nisjen e përkthimit në shqip të këtij botimi apo të pjesëve që i referohen direkt apo indirekt historisë së popullit tonë.
e. Investigimi ndërkombëtar i gjetjes dhe nisjes përpjekjes për kthimin në Atdhe të pasurive kombëtare të cilat janë marrë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
f. Inkurajimi i krijimit të organizatave dhe instituteve të pavarura të kërkimit dhe promovimit të identitetit kombëtar kulturor dhe historik.
g. Rivitalizimi i ekspozimit, dokumentimit, zhvillimit dhe ruajtjes së traditave folklorike, etnologjike dhe arkitekturore të popullit tonë duke miratuar një ligj detyrues për të gjitha bashkitë, institucionet arsimore dhe Ministritë e linjës për të mbështetur financiarisht, materialisht, aktivitete, botime, përdorimin e teknikave dixhitale, inkurajimin e sipërmarrjeve të prodhimit të veshjeve popullore duke inkurajuar standarde të dizenjimit autentik sipas traditave, organizimit të eventeve dhe aktiviteteve shkencore.
h. Nisjes së një bashkëpunimi intensiv me institucionet ndërkombëtare duke përqendruar përpjekjet për njohjen dhe ruajtjen e vlerave autentike në UNESCO për të frenuar dhe rikuperuar marrjen e autorësisë kombëtare të vlerave autentike shqiptare.
i. Organizimi periodik i kongreseve shkencore që fuqizojnë identitetin kombëtar duke synuar afrimin në Shqipëri të sa më shumë studiuesve dhe rritjes së interesit të brezit të ri për të rritur pasionin dhe interesin për tu përfshirë.
j. Ngritja e një komisioni publik me të drejta ligjore kundër plagjiaturave me të drejta anulimi të privilegjeve akademike të pamerituara.

8 | 5 |

Shkollat profesionale do të mbështeten me programe ndërkombëtare për të rritur kapacitetet formuese dhe zgjerojnë programet duke synuar zgjerimin e praktikës mësimore. Krijimi i qendrave moderne të formimit profesional në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe partneritete ndërkombëtare që përqendrohen në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Futja e programeve bashkëkohore për teknologjitë e reja, bujqësinë, turizmin dhe industrinë për të përmbushur nevojat e ekonomisë kombëtare.

8 | 6 |

Ngritja e Fondit Kombëtar të Kulturës dhe Ligji i inkurajimit të artit dhe kulturës duke përfshirë sponsorizimin artistik dhe kulturor si bonus fiskal, autonominë e garantuar të administrimit të të ardhurave, konkurrencën e garantuar dhe konkurrimin e hapur, disponibilitetin e infrastrukturës aktuale, zero taksa për aktivitetin artistik-kulturor-historik,

8 | 7 |

Kthimi i shkollës në vendin ku fëmijët aftësohen për jetën.

a. Transformimi i shkollave në hapësira ku fëmijët mësojnë aftësi praktike për jetën. Programet do të përfshijnë: mësimin e punëve shtëpiake si gatimi, larja, qepja; përdorimin e veglave të punës si sharra, mistria, furça, dhe kaçavida; drejtimin e biçikletës dhe veturës; aftësitë bujqësore si mbjellja e perimeve dhe pemëve frutore; dhe zhvillimin e një ferme shkollore e cila do të jetë një tokë bujqësore e ofruar nga Bashkia të cilën e disponon ose e merr me qera.
b. Çdo shkollë do të ketë infrastrukturë për mësime praktike, si kuzhinë, makina qepëse dhe hapësira për projekte të ndërtimit dhe mirëmbajtjes duke i ushtruar në mjedise larg shkollës si pjesë e praktikës mësimore.
c. Këto mjedise duhet të vihen në dispozicion nga Bashkia.
d. Çdo shkollë duhet të përfshihet në programin kombëtar të pyllëzimit duke inkurajuar mbjelljen e një peme nga çdo nxënës sipas planifikimit të Bashkisë.
e. Çdo shkollë duhet të praktikojë pastrimin e klasave pas mësimit me turne nga nxënësit dhe për këtë do të vlerësohen.
f. Shkolla do të jetë një qendër e promovimit të kulturës, artit, dijes, sportit, aftësive për jetën dhe punën.
g. Krijimi i një programi kombëtar për mbështetjen e talenteve të reja në fusha si shkenca, arti, sporti dhe teknologjia. Ministria e Arsimit dhe Bashkitë do të ndajnë fonde të dedikuara për këtë qëllim, ndërsa Bashkitë do të kenë një rol të veçantë në identifikimin dhe promovimin e talenteve lokale.
h. Do të organizohen konkurse, festivale, kampionate, në nivel lokal dhe kombëtar, duke përfshirë edhe shkollat në Kosovë, në trojet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për të inkurajuar individët e talentuar dhe për të ofruar trajnime, pajisje dhe mundësi pjesëmarrjeje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
i. Çdo shkollë do të ketë ekipet e veta sportive në futboll, volejboll, basketboll, do të ketë trupën e vet teatrale, këngëtarët, kërcimtarët, grupet e aerobisë, të cilat do të kenë kompeticion kombëtar krahas atyre lokale.
j. Shkolla do të shërbejë si një qendër multifunksionale për edukimin dhe shërbimet komunitare. Përveç mësimit, shkollat do të ofrojnë: aktivitete kulturore dhe artistike; kurse profesionale për komunitetin; shërbime sportive dhe rekreative; këshillim social dhe mbështetje për familjet; dhe biblioteka të hapura për të gjithë. Ky rol i zgjeruar do të bëjë shkollën një shtyllë kyçe të jetës komunitare.

8 | 8 |

Shkolla do të jetë shtrati edukimit patriotik të brezave të rinj. Futja e programeve edukative që theksojnë rëndësinë e identitetit kombëtar, kulturës dhe historisë shqiptare. Zhvillimi i aktiviteteve që promovojnë krenarinë kombëtare dhe përfshirjen e të rinjve në iniciativa që forcojnë lidhjen e tyre me traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

a. Unifikimi Kombëtar i Edukimit. Ndërtimi i një programi edukativ kombëtar në bashkëpunim midis Shqipërisë, Kosovës, Diasporës dhe komuniteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Ky program do të synojë harmonizimin e edukimit shkollor dhe jashtëshkollor, duke ruajtur dhe promovuar identitetin kombëtar.
b. Programet Kombëtare të Përbashkëta. Përgatitja e kurrikulave që përfshijnë identitetin kombëtar, të krijuara nga ekipe të përbashkëta institucionale nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora. Shtëpitë botuese do të fokusohen vetëm në botimin dhe shpërndarjen e tyre.
c. Edukimi Patriotik në çdo Klasë dhe Nivel. Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, nga klasa e parë deri në maturë, do të përfshijnë në mënyrë të qëndrueshme edukimin patriotik, forcimin e kujtesës historike dhe dashurinë për kulturën kombëtare.
d. Gjuha Shqipe dhe Dialektet. Gjuha shqipe do të studiohet si program intensiv i detyrueshëm nga klasa e parë fillore deri në vitin e tretë universitar. Dialekti gegnisht do të trajtohen si lëndë e  veçantë nga klasa e 7-të deri në maturë në kuadër të lëndës së gjuhë-letërsisë.
e. Historia dhe Gjeografia Kombëtare. Historia e Kombit Shqiptar, gjuha shqipe dhe harmonia fetare do të përfshijnë të gjitha teoritë pro identitare, ndërsa gjeografia do të trajtojë hapësirat shqiptare dhe potencialet ekonomike e ekologjike. Historia do të trajtohet me realizëm dhe duke treguar të vërtetën e origjinës sonë të lashtë iliro-epirote dhe autoktone bashkë me vjerësinë e gjuhës shqipe
f. Edukimi për Sakrificat Kombëtare dhe Letërsinë Shqiptare. Sakrificat e shqiptarëve në përballjen me armiqtë dhe pushtuesit do të trajtohen në mënyrë të detajuar. Letërsia shqipe do të ridimensionohet për t’iu përshtatur mentalitetit të të rinjve dhe për të rikthyer dashurinë për leximin.
g. Folklori, Etnokultura dhe Muzika Kombëtare. Shkollat do të ofrojnë programe të gjera për folklorin dhe etnokulturën, të shoqëruara me klube jashtëshkollore muzikore dhe organizimin e festivaleve kombëtare etnokulturore e muzikore.
h. Provimi i Identitetit Kombëtar. Në klasën e 9-të dhe vitin e fundit të arsimit parauniversitar, do të vendoset një provim i posaçëm për identitetin kombëtar, kushtëzues për formimin identitar dhe patriotik të nxënësve.
i. Ceremonitë dhe Vizitat Edukative. Shkollat do të organizojnë rregullisht ngritjen e flamurit dhe këndimin e himnit kombëtar, si dhe vizita edukative në vende historike, arkeologjike dhe kulturore, duke përfshirë trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë duke pasur si program shkollor ekskursionet të paktën një herë në vit. Institucionet lokale dhe komuniteti i biznesit do të inkurajohen të mbështesin çdo aktivitet që promovon identitetin kombëtar dhe edukimin patriotik
j. Edukimi Ushtarak. Edukimi ushtarak do të vendoset si program fakultativ në vitin e fundit të shkollës së mesme, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme.

8 | 9 |

Sistemi i vlerësimit të maturës shtetërore do të jetë një prioritet me rëndësi të madhe dhe tezat e provimit do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizmin e duhur duke reformuar në radhë të parë qendrën e vlerësimit dhe duke garantuar një proces të drejtë dhe me garanci për transparencë.

8 | 10 |

Aplikimi real i kartës së studentit dhe kartës së të rinjve si një mjet efikas ulje çmimesh në treg duke ulur kostos e jetës së studentëve dhe të rinjve duke u mbështetur te standardet e konkurrencës tregtare dhe krijuar një marrëdhënie të përfitimit reciprok treg-konsumator.

OBJEKTIV NR 9.

Fuqizim të marëdhënieve ndërkombëtare që bazohen vetëm në interesin dhe sovranitetin kombëtar dhe jo axhendave antishqiptare. Ta bëjmë Shqipërinë një vend sovran dhe ta ç’lirojmë mallkimi i të qenit një Republikë Ambasadorësh dhe Çiflig i Familjes Soros

Fuqizim të marëdhënieve politike me SHBA, NATO, BE dhe vendet mike në dobi të interesit kombëtar, duke ruajtur me besnikëri parimet kushtetuese të sovranitetit, moslejimit të ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të shtetit dhe jetës politike në vend, sidomos nga ndërhyrjet private në favor të axhendave të caktuara, dhe duke i dhënë përparësi zhvillimit të marëdhënieve diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe arsimore për të fuqizuar dhe prosperuar shtetin, ekonominë, ushtrinë, arsimin, mbrojtjen sociale, kulturën dhe çdo aspekt të përmirësimit të cilësisë së jetës.

9 | 1 |

Themelimi i një platforme diplomacie ekonomike për të rritur investimet dhe garantuar stabilitetin rajonal.

9 | 2 |

Rritja e bashkëpunimit me NATO për sigurinë rajonale duke garantuar shpenzimin buxhetor prej 2% të GDP të fokusuar në formimin dhe zgjerimin e burimeve njerëzore duke synuar armatimin e këmbësorisë, mjetet e blinduara përdorimin e dronëve dhe helikopterëve, etj.

9 | 3 |

Përcaktimi i SHBA si aleati kryesor strategjik dhe koordiniminë radhë të parë me SHBA për çështjet gjeopolitike dhe stabilitetin në rajon. Fuqizimi i marrëdhënieve me SHBA për qëllime ushtarake dhe ekonomike dhe dhënia SHBAve statusi i kombit të favorizuar në politikat ekonomike dhe tregtare.

Forcimi i marrëdhënieve me Italinë, Turqinë, Greqinë, Gjermaninë dhe Austrinë si partnerë strategjikë. Forcimi i partneritetit me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë për të forcuar marrëdhëniet rakonale.

9 | 4 |

Mbrojtja e pavarësisë dhe sovranitetit në çdo marrëveshje ndërkombëtare duke neutralizuar ndikimin dhe futjen e hundëve në punët e brendshme të Shqipërisë të ambasadorëve dhe fondacioneve private duke përcaktuar si rrezik kombëtar Familjen Soros dhe bishtat e saj

9 | 5 |

Mbështetje për shqiptarët në rajon për mbrojtjen e të drejtave duke i qëndruar në krah Kosovës për fuqizimin e sovranitetit dhe bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.

9 | 6 |

Refuzimi për tu përfshirë në marrëveshje në lidhje me kufijtë detarë me Greqinë për shkak të pozitave të disavantazhuara të Shqipërisë në këtë moment historik.

9 | 7 |

Promovimi i Shqipërisë si qendër turistike dhe kulturore globale.

9 | 8 |

Rivlerësimi i pozitave të Shqipërisë në procesin e integrimit europian duke i vënë tashmë fokus kushteve ekonomike të anëtarësimit duke mbrojtur prodhimin dhe kapitalin vendas.

9 | 9 |

Ridimensionimi i marrëdhënieve me Serbinë duke vënë prioritet interesat e Kosovës.

9 | 10 |

Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA për të siguruar një pozitë të favorshme në politikën e jashtme.

OBJEKTIV NR 10.

Sovraniteti dhe Pasuritë kombëtare i takojnë popullit shqiptar dhe jo politikanëve.

Mbrojtje e iniciativës së lirë ekonomike dhe duke i kthyer popullit shqiptar sovranitetin mbi pasuritë kombëtare që çdokush të gëzojë të mirat takuese dhe proporcionale që vijnë nga shfrytëzimi i tyre nga palët e treta.

10 | 1 |

Auditimi i pasurive kombëtare duke nisur nga viti 1991 dhe transparenca e plotë e bilancit përkatës dhe Vendosja e transparencës në të gjitha kontratat koncesionare.

10 | 2 |

Rishikimi i të gjitha marrëveshjeve për shfrytëzimin e pasurive kombëtare dhe autorizimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KEMP) të firmave të specializuara të auditimit ndërkombëtar për të bërë bilancet e shfrytëzimit të pasurive kombëtare dhe bilanceve të tyre financiare.

10 | 3 |

Zbatimi i një legjislacioni rregullator për mbrojtjen e pasurive publike ku ripërcaktohet mënyra e vlerësimit të ndarjes së vlerës jo mbi bazën e bilancit të kompanive por për njësi për produkt (40% e produktit final i përket Shqipërisë dhe duhet kthyer në arkën e shtetit). Negocimi me autoritet në SHBA për të siguruar investitorë amerikanë bë bazë të rregulloreve të reja duke marrë asistencën e duhur ligjore për të prishur kontratat e vjetra.

10 | 4 |

Rivlerësimi i çdo kontrate të shfrytëzimit të aseteve kombëtare në dobi të privatit duke rivlerësuar interesin publik dhe kostot e prishjes së kontratave të pafavorshme.

10 | 5 |

Ndërtimi i një platforme publike për raportimin e abuzimeve me pronat publike.

10 | 6 |

Garantimi i të drejtës së popullit për të përfituar nga pasuritë natyrore si uji, trojet duke ndryshuar termat e liçensave dhe të drejtat e shfrytëzimit duke i dhënë vlerë çdo pasurie kombëtare e cila në çdo rast duhet të konvertohet në vlerë me dobi publike. Nxitja e projekteve të përbashkëta për shfrytëzimin e burimeve natyrore

10 | 7 |

Hartimi i një plani kombëtar për menaxhimin e pasurive strategjike.

10 | 8 |

Nxitja e investimeve ku pasuritë kombëtare të konsiderohen vlerë investimi i shtetit.

10 | 9 |

Reformimi i agjencisë së investimeve dhe autoriteteve të administrimit të burimeve dhe pasurive nëntokësore duke shmangur konfliktin e interesit.

10 | 10 |

Anulimi i menjëhershëm i të gjithë akteve që cenojnë sovranitetin, pasuritë kombëtare dhe interesin e shtetit dhe shtetasve

Anulimi i

1) Hidrocentralit të Skavica
2) HEC Suk 1 Roskovec
3) Trau i Kukësit
4) Trau i Thumanës
5) Trau i rrugës Tiranë-Durrës
6) Porti i Durrësit
7) Porti i Vlorës
8) Koncensionet e panevojshme në mjekësi dhe rishikimi i çmimeve i atyre që plotësojnë kushtet kontraktuale
9) Shpenzimet e imazhit dhe kushteve luksoze të pamnevojshme në prezantimet dhe aktivitetet e institucioneve publike
10) Anulimi i administrimit privat të siteve arkeologjike dhe historike si rasti i Butrintit dhe zonave të tjera
11) Anulimi i marrëveshjes Rama-Meloni për sjelljen e emigrantëve
12) Anullimi i gjyqit të kufijve detarë me Greqinë
13) Anullimi i çdo marrëveshje që cenon integritetin territorial dhe ngritjen e kampeve për emigrantë të huaj
14) Anullimi i Shtetit të ri Sovran të Urdhërit Bektashi
15) Rikthimi i zonave të mbrojtura duke anuluar heqjen e tyre nga mbrojtja
16) Moratorium kundër modelit aktual të PPPve sipas standardeve të projektuara nga Programi i Fondacionit Soros me CID të Kokalis në HKS
17) Auditimi i të gjitha PPPve nga Kontrolli i Efiçencës së Mirëqeverisjes Publike për të vlerësuar shkeljet e ligjit dhe mosplotësimin e detyrimeve apo standardeve të kontraktuara.
18) Anulimi i Projektit të investimit në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit
19) Anulimi i të gjithë koncensioneve të djegsave
20) Anulimi i projektit të Teatrit Kombëtar duke vendosur të bëhet ashtu siç ishte aty ku ishte

I VETMI PROGRAM PËR SHPËTIM NGA AXHENDA SOROS E SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!

Na shkruaj në whatsapp +355 69 26 75 817 / emaillevizjashpreson@gmail.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here