Berisha: Kushtetuesja damkosi sërish veten e saj! Çështja do shkojë në Strasburg, aty ku nuk sillen si zuzarë me ligjet

0
24

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj antikushtetuese, damkosi sërish veten e saj.

Berisha tha se, Kushtetuesja damkosi sërish veten e saj! Çështja do shkojë në Strasburg, aty ku nuk sillen si zuzarë me ligjet.

Berisha: Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.

Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.

Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Shkeli Kushtetutën.

Shkeli ligjin e vet.

Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.

Pra, është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.

Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.

Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.

Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.

Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Ne do fitojmë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here