Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, nuk ka zgjedhje, por kemi farsa elektorale.
Në bisedë, Berisha u shpreh se, në Shqipëri krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e vetme.
Nuk ka zgjedhje, janë farsa elektorale. Jemi 5 muaj nga farsa elektroale
Kjo është e vërteta, këtu është evidente. Nuk jam vetëm unë, është kryetari i Partisë së Lirisë, kryetari i Partisë Republikane janë deputetët.
Shqiptarët shkojnë nga narkodiktatura, drejt një farse.
A u instalua kjo me dëshirën e shqiptarëve? Jo, këtë e mbështeti Sorosi dhe grupet marksiste-leliniste në administratën e SHBA.
Vendimi për të ja dorëzuar opozitën Ramës, u dështoi. Vendimi për të arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës u dështoi.
Unë e kam një proces në Strasburg. Kam shumë besim tek e drejta europiane, janë një zinxhir shkeljesh deri tek vendimi i sotëm, i cili thotë se, liria e lëvizjes nuk është liri personale dhe ajo mund të kufizohet. Në të gjitha format e lirisë, nuk fut lirinë e lëvizjes. Kjo hyn në Gines. Por këta janë njerëz të marrë peng dhe nuk mund të kenë kurrë arsyetim të lirë.
Në rezolutën e CDI-së, thuhet se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje, ky është realiteti shqiptar, e kanë cilësuar në mënyrë më të saktë.
Edi Rama, Pëllumb Gjoka janë një’, tha Berisha në SYRI TV.