Gjimnazisti: Shpresoj t’i pështiroset vetja ministres e të japë dorëheqjen

0
45

Një gjimnazist nga Lezha i keqardhur për prezencën e ulët në protestën e organizuar pas vrasjes së 14-vjeçarit, tha se është e trishtë të flasësh për një rast kaq tragjik, në vend që të flasësh për investime në shkolla dhe për të rinjtë.

Paolo Luca theksoi se askush nuk nxiton të marrë përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë, porse si institucionet dhe shkolla pëtrpiqet ta heqin fajin nga vetja.

Gjimnazisti shpreson shumë që ministrja Manastirliu tëjapë dorëheqjen, si aktin më minimal në një vend normal, pasi institucionet dhe shkollat në veçanti janë kthyer në zyra të propagandës qeveritarem, e kjo shihet edhe në rrjetet sociale.

“Më vjen këq që po flas për këtë rast tragjik, në vend që të flas për investime shkolla. Ndjej keqardhje për këtë rast madhor, që ka kaq pak njerëz. Protestë mbarëkombëtare nga ngjarja që karakterizon. E vështirë për mua kur flas për këtë djalë të vrarë, që është sa vëllai im. I merret jeta, në një vend ku siguria e shpresa s’ka më asnjë vlerë. Përballë fatkeqësive si kjo, të gjithë shteti e shkolla nxiton të heqë i pari fajin nga vetja.

S’e kanë kurajon ta praojnë se diçka nuk shkon. Isntitucionet janë kthyer në zyra të propagandës qeveritare, në rrjetet sociale i bëhet servilizëm shkollave, ministres, kryeministrit e me radhë. Më vjen keq kur shoqet e shokët i kanë prindërit mësues, i thonë eja në protestë dhe kanë frikë se i heqin nga puna. Dorëheqje. Jam 17 vjeç e s’flas me gjuhën politike, është e pistë dhe e pandershme. Ministria të marrë përgjegjësinë e t’i pështiroset vetja, deri sa të jaopë dorëheqjen”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here