Lajme të frikshme vijnë nga “Qyteti Studenti” në Tiranë. Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme.
Raportohet se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja sipas burimeve ka ndodhur pranë Fakultetit Ekonomik. Autori i dyshuar i ngjarjes është 19 vjeçari me iniciale A.A.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punon për zbardhjen e konfliktit.
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë mes të rinjëve në Qytete Studenti. Mësohet se i plagosuri Agron Demiraj është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që dyshohet se ai ka marrë tre plagë në trup. Demiraj ka plagë, në qafë, shpatull edhe në pjesën e brinjve