Nga Elkier Bushkolaj
Pa më të voglin dyshim kupola e Policisë së Shtetit, dikur peng i parcelave të kanabisit dhe sot peng i SKY dhe politikës, është ndër vrasësit e Martin Canit.Policia ishte në dijeni të konfliktit mes adoleshentëve dhe dështoi të merrte masat parandaluese me shpresën që dhe kjo histori do mbyllej me plagosje dhe jo me një 14-vjeçar të vrarë, një 14-vjeçar të plagosur dhe më një adoleshent që do i duhet të ngrysë pjesën tjetër të jetës në burg.Ishte tronditëse deklarata e kryekomisarit Asllan Shytimbrëmë në një emision, ku u shpreh se meqë dy familjet janë nga veriu, është e mundur që të ketë pasoja pasi atje ekziston ende fenomeni i gjakmarrjes
Ngjarja ka ndodhur në zemër të Tiranës, dhe ky Shyti duhet ta dijë se gjakmarrja ekziston aty ku institucionet ligjzbatuese që i përfaqëson kanë rënë, ku kolegët e tij drejtorë qarku marrin përqindje nga parcelat e kanabisit si në Mirditë e në Memaliaj si në Dukagjin e në Cakran e Lumin e Vlorës, për t’i ndarë me deputetin e diktuar nga bota e krimit.
Gjakmarrjen dekadën e fundit në veri të vendit dhe mbarë Shqipërinë e riktheu kanabizimi masiv i vendit, por nuk kanë këllqe të flasin për gjakmarrjen e kanunin ai brez policësh i rritur me bëmat e heronjve të Kinostudios.