Lideri i opozitës, Sali Berisha ka falënderuar mediat ndërkombëtare për pasqyrimin e realiteti në Shqipëri, duke e ekspozuar në botë ashtu siç është narkoregjimi i Edi Ramës.
Berisha tha se, së shpejti Edi Ramës nuk do të preferojë ti japë dorën njeri.
Berisha: Por miq, kam një mirënjohje gjithashtu të veçantë për të gjithë ata gazetare e gazetarë të cilët në mënyrë të pavarur, pa asnjë mburojë qëndruan të pamposhtur kundër kësaj të keqeje më të madhe që quhet, narko diktaturë.
Ata pavarësisht nga kërcënimet, pavarësisht nga pasojat nuk pranuan të shesin veten, nuk pranuan të ndjekin hullinë e mediave shtetërore, por qëndruan në dinjitetin e tyre, në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.
Mirënjohja ime sot shkon për mediat ndërkombëtare të cilat me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me një dashuri të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, mos harroni dialogun e gazetarit italian të RAI3 me Edi Ramën, ku i thoshte se unë i dua shqiptarët, se ky donte ta paraqiste armik të egër të shqiptarëve, ai i donte shqiptarët dhe i do shqiptarët, qindra herë më shumë se sa organizatat kriminale të Edi Ramës dhe Edi Rama armik i shqiptarëve.
Pra, kam shumë mirënjohje ndaj këtyre gazetarëve italianë, gjermanë, amerikanë, francez, holandez, britanik, që morën përsipër ndofta edhe duke rriskuar tu thonë qytetarëve të tyre, të vërtetën për Edi Ramën, për narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
E bëra këtë analizë për tu thënë se, ata që ju thonin ju, jeni të izoluar ata sot janë thellësisht të dëshpëruar.
Dhe ju do ju thoni vetëm një fjalë; Prisni se ju garantojmë se së shpejti Edi Ramës nuk do të preferojë ti japë dorën njeri dhe ata që do të ja japin do e dizifektojnë pasi t’ja japin dorën narkodiktatorit.
Miq!
Të gjithë këto janë frymëzim për ne.
Të gjitha këto lajmërojnë triumfin tonë, lajmërojnë fitoren tonë.
Me datën 26 Shqipëria në Tiranë, marshim në Tiranë, fitore në Tiranë.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.