Berisha: Ditën e martë, marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt

0
67

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve se ditën e martë në orën 5 të pasdites, të gjithë të mblidhen në marshimin në Tiranë.

Marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë, që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë’, tha Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe pëshëndetjet më të përzemërta, më miqësore.
Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, kauzës së lirisë, dinjiteit dhe interesit kombëtar

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që me fjalët e tyre shpërndajnë të vërtetat në të katër anët e Shqipërisë, çjerrin vellon e zezë të censurës qeveritare mbi këtë vend.Të dashur miq, sonte para jush duhet të shpall se PD do t’i deklarojë luftë të egër, të pamëshirë mjerimit dhe varfërisë.
Në një kohë kur në të katër anët e vendit ulërijnë trishtueshëm dhe lemerisin sirenat e varfërisë ekstreme, e varfërisë dhe mjerimit, PD vendos që në programin e saj të përcaktojë shpërndarjen e të ardhurave kombëtare para së gjithash dhe mbi të gjitha në luftë kundër mjerimit dhe varfërisë së shqiptarëve.

Kjo nënkupton që buxheti që vitin e parë të saj do përcaktohet kryesisht për pensione, minimum jetik, rroga, por jo vetëm kaq.
Miq, minimumi jetik 200 dollarë, rritja në vitin e parë e rrogave dhe pensioneve me 20 përqind, objektivi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve dhe rroga minimale 500 euro, përsëri nuk i japin përgjigjen e merituar varfërisë në Shqipëri.

PD do të angazhohet për një rishpërndarje tjetër, e cila garanton luftën kundër varfërisë në çdo votër, në çdo qoshe, tek çdo individ shqiptar.

Nuk do shpërndahen vetëm të ardhurat. Jo, jo. Do shpërndahen edhe pasuritë.
Nuk mund të paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguajnë rrogëlartit, ata që do marrin minimumin jetik 200 euro.

Nuk mund të paguajnë energjinë elektrike me çmimin që paguan një familje me rroga mesatare me një familje me rroga të ulëta, me dy apo tre fëmijë.

Jo dhe jo. Kjo është barazi e papranueshme, e dënueshme.
Merr fund!

Nuk mund të paguajnë faturën e ujit një familje me dy-tre fëmijë dhe me rrogë të ulët apo pensionisti sa një familje me rroga mesatare.
Jo dhe jo. Do marrin fund. Do ketë proporcionale të tjera.

Buxheti do përdoret për të qetësuar dhimbjet e mjerimit dhe varfërisë tek shqiptarët.
Nuk mund të paguajë për shërbimet publike njëlloj si rrogëlarti ashtu edhe rrogëulëti.

Njëlloj si ai që ka shkolluar fëmijët dhe i ka në punë me atë që i ka të vegjël dhe duhet t’i rrisë.
Jo zotërinj, Shqipërinë do ta bëjmë shumë më të drejtë.
Do ta bëjmë të drejtë dhe të njerëzishme.

Ndaj dhe ne zotohemi për një shpërndarje krejt tjetër të buxhetit të shtetit.

Nuk mundet kurrë që 800 mijë pensionistë, nuk mund të imagjinohet më të marrin prej tij gjithsej 16 milionë.
Jo, jo. Këto kohëra do perëndojnë.
Shqipëria, t’u them të vërtetën, po bëhet copë-copë nga kjo varfëri e frikshme në rritje për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të të ardhurave, për shkak të shpërndarjes pa shpirt të tyre.

Ndaj ne zotohemi se në raport me buxhetin, me paratë e shtetit, që janë të publikut, me të mirat kombëtare, më i pari do jetë qytetari.
Dhe para së gjithash, ai që është më në nevojë.

Të dashur miq, shqiptarët emigrojnë, shkojnë në një komunë apo në një bashki në një vend tjetër, ku komuna ua paguan energjinë, qiranë.
Kurse këtu burgosen po të mos kenë para për të paguar energjinë.
Nuk do ndodhë më kurrë.

Do marrë fund kjo kohë.
Do bëjmë një ndarje tjetër, krejt tjetër të të ardhurave.
Do bëjmë një ndarje që nuk e ka njohur Shqipëria kurrë më parë.
Të dashur miq, Italia nivelin e varfërisë e ka 780 euro.

Por pyesni pak miqtë dhe njerëzit tuaj në Itali, absolutisht ushqimet i kanë më lirë se në Shqipëri.
Imagjinoni pra, shqiptari me ushqime më të shtrenjta se në Itali dhe merr një pension 100-180 euro.
Një përqeshje, një pamëshirë ndaj tij.
Do marrin fund këto.

Një grup specialistësh më të mirë do merren për krijimin e një kuadri të ri ligjor, i cili zhduk këtë pabarazi të tmerrshme që ekziston.
Imagjinoni ju, pensionisti me 120 euro pensionin, e paguan energjinë me të njëjtin çmim sa Dumani me 7 mijë euro rrogën.
Imagjinoni pra, merr sa 70 pensionistë dhe paguan energjinë njëlloj si ai.

Imagjinoni çfarë bëhet me energjinë që vidhet.
Në një kohë kur falë asaj politike që ndoqëm me ujërat e vendit, sot është dyfishuar prodhimi i energjisë në vend.
Këto pabarazi do marrin fund.

Në qoftë se ne nuk i shuajmë, nuk i heshtim sirenat e mjerimit dhe të varfërisë, Shqipërinë nuk e bëjmë një vend të jetueshëm për shqiptarët dhe ky është kushti i të gjitha kushteve.
Pra, të ngrihemi të gjithë për t’i numëruar ditët këtij regjimi të pamëshirë, këtij regjimi të egër, antishqiptar.
Këtij regjimi, i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Këtij regjimi të mercenarëve që nuk kanë ligj, Kushtetutë as moral.
Të individëve që deklarojnë se kanë tre apartamente me rrogë shteti.
A keni parë ju një specie të tillë njerëzore?

Po kush është ai që blen tre apartamente me rrogë? Kujt i dalin rrogat për të blerë tre apartamente? Atyre që lajnë para të pista.
Pra, një Shqipëri krejt tjetër do jetë projekti ynë për Shqipërinë.
Një Shqipëri krejt tjetër për fëmijët.

Një Shqipëri krejt tjetër për studentët, për të rinjtë.
Një Shqipëri krejt tjetër në qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, bijave dhe bijve të saj.
Një mjedis për investimet e tyre, më të favorshmin që mund të imagjinojmë.

Shqipërinë po e shkatërrojnë hajdutët e saj, po le të ndahemi prej tyre.
Ndaj dhe të bashkohemi të gjithë.
Ditën e martë, në ora 5, Tirana e qytetarëve. Tirana e shqiptarëve.
Marshim në Tiranë!

Marshim në Tiranë kundër këtyre qeveritarëve të pashpirt, kundër këtyre zuzarëve që nuk kanë nder as moral, që nuk ua ndjen për asgjë,që fyejnë dhe poshtërojnë një komb të tërë.
Zemërim dhe revoltë.
Revoltë dhe zemërim.
Në këmbë shqiptarë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here