Alizoti: Kombet ndërtohen nga mendimtarët e jo mësues vizatimi që përcjellin urrejtje!

0
21

Me rastin e 112 vjetorit të ngritjes së flamurit në Elbasan, drejtuesi politik i këtij qarku në PD, Tomor Alizoti, e vuri theksin te vlerat e paçmueshme që kanë përcjellë mendimtarët e këtij qyteti ndër vite, të cilëve fatkeqësisht u erdhi një mallkim, komunizimi.

Gajtë fjalës së tij, para të pranishmëve, Alizoti e vuri theksin pikërisht te rikthimi i këtyre vlerave të mendimtarëve që kanë ndërtuar e kontribuar për Elbasanin.

Sipas Alizotit, Shqipëria vuan sot, se kombet ndërtohen nga mendimtarët dhe jo nga mësues vizatimi e njërëz që në çdo fjalim të tyre ka urrejtje. ‘Detyra jonë sot është t’i kthejmë Shqipërisë vlerat, e jo duke e ndërtuar atë me propaganmdë, pasi sipas Alizotit, e bën me keq.

Kombi, theksoi deputeti Alizoti, ndërtohet me elita, me vision e jo dehumanizim.

“Të parët tuaj ishin elita e këktij kombi, kaluan jetën e tyre për të dnërtuar një komb të vogël me zemër të madhe, por fatkeqësisht i erdhi një mallkim. Mallkimi i materializmin, komunzimi. Ku përzuri Zotin me pushkë, përzuri klerin.

Vuajtjet që kanë hequr nëpër burgje, Spaç, po të ishin ato burra sot, Shqipëria do ishte ndryshe. Dëmi më i madh që i erdhi ishte banaliteti, tallja, dehumanizimi, poshtërimi. Komunizmi mori listës se kush ishin mendimatër dhe kush e donin Zotin, e pushkatonin.

Ndaj Shqipëria vuan sot se kombet ndërtohen nga mendimtarët dhe jo nga mësues vizatimi e njërëz që në çdo fjalim ka urrejtje. Ndërtohet me ata që kanë vizion dhe jo me ato që e lanë sot Elbasanin në dyuart e pisave që s’do të jenë më në histori.

Detyra jonë sot, t’i kthejmë Shqipërisë vlerat. Vendi s’bëhet me propaganmdë, e bën me keq. Kombi ndërtohet me elita, me vision e jo dehumanizim.  Një komb që harron lidhjen te Zoti, humb gjithçka”, tha Alizoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here