Dështoi në konfiskimin e pasurive! Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë!

0
24

Nga Flamur Vezaj

Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri.

Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm disa prona modeste. Rasti më i spikatur është ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili ka humbur në favor të shtetit një tokë dhe një apartament në Durrës.

Po të tjerët? Çfarë ka ndodhur me pasuritë e ngritura nga ish-ministrat, ish-kryetarët e bashkive, ish-deputetët apo drejtuesit e lartë të administratës? Rezultati është zhgënjyes: zero konfiskime të rëndësishme. SPAK, i krijuar si pjesë e Reformës në Drejtësi për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe për të KONFISKUAR pasuritë e këtyre individëve, duket se ka dështuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here