Teksa bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të thirrur nga opozita në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme, shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës
Me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme, shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.Të marshojmë nesër në Tiranë për të shprehur fuqishëm zemërimin për inkriminimin e tmerrshëm, korrupsionin skizofrenik dhe braktisjen e qytetarëve nga Qeveria.
Opozita e Bashkuar është më e vendosur se kurrë për të përshkallëzuar aksionin politik dhe për ta fituar këtë betejë me çdo çmim dhe sakrificë.
26 Nëntor, ora 17:00, Shqipëria mblidhet në Tiranë.