Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te “Sheshi Willson”, policia tenton t’i largojë me forcë

0
32

Te zona e “Sheshit Willson”, një nga pikat ku opozita po proteston, deputetët e PD-së dhe protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e autobotit, duke u vendosur para mjetit.

Policia ka tentuar t’i largojë me forcë, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ajo çfarë protestuesit po bëjnë është në të drejtën e tyre. Ai u shpreh më tej se policia nuk ka arsye të ushtrojë dhunë ndaj tyre, pasi ata nuk janë kriminelë. Protestuesit janë në të drejtën e tyre, nuk kanë bllokuar asnjë makinë. Policia ka marrë masa për të devijuar trafikun, cfarë nevoje ka për të dhunuar. Ca është kjo juntë policore që dhunon deputetët e opozitës dhe qytetarët. Do qëndrojmë për aq sa do jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë arsye për të dhunuar. Ne nuk jemi kriminelë. Këta janë kundër popullit dhe kundër qytetarëve.”, u shpreh Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here