Nga protesta e sotme nuk kanë munguar shoqërimet dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve.
Sipas burimeve, janë mbi 30 të arrestuar, mes tyre edhe tre zyrtarët e PD Dega 9 Tiranë: Sokol Ndoja, Asllan Çiba, Bujar Vuka.
Të tre të arrestuarit janë shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr.1.
Fatmir Myrta, kryetar i Degës nr.5
Linda Alushi, sekretare e të njëjtës degë
Elisabeta Skrapari, kryetarja e Lidhjes së Gruas Dega nr.5
Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9 Dega nr.5
Katriel Myrta, djali i kryetarit të degës
Dardan Shalja, anëtar forumi, shoqëruar
Kujtojmë se protesta e PD e zhvilluar sot në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet dhe shfaqje të dhunshme.
Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.