Këlliçi: Po përdoret dhunë shtazarake nga policia ndaj qytetarëve

0
32

Anëtari i PD Blelind Këlliçi ka deklaruar se sot në protestën e opozitës policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe drejtuesve të PD-së.

Këlliçi tha se është hedhur gaz lotsjellës edhe kundrejt tij, ndërsa bëri të qartë se qytetarët do vazhdojnë protestën dhe se nuk largohen.

Më tej ai tha se nga përplasjet ka protestues të lënduar. Mes të lënduarve sipas tij është edhe kryetarja e degës 9 të PD në Tiranë.

Këtu ka ardhur ky autobot është përdorur kundër protestuesve, por mbi të gjitha është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj kundër protestuesve, drejtuesve të PD, kundër meje. Kjo dhunë e sotme tërësisht jo proporcionale…I kemi bërë thirrje me megafon policisë se nuk kemi ardhur këtu për tu përplasur me ju, nuk kemi ardhur për konflikt, qëndroni në punën tuaj ne do qëndrojmë në punën tonë…Dhunë shtazarake.. Ka persona të plagosur, është lënduar kryetarja e degës 9 nuk ka marrë akoma veten“, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here