Gazment Bardhi: Një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe fitoi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për heqjen e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese.Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë!

Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi!

Gazment Bardhi: Një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe fitoi

Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin në Shqipëri!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko