Afera e portit/ Bardhi: Balluku tregohet me gisht nga media gjermane, për kompaninë me lidhje të mundshme kriminale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me shkrimin e medias gjermane Focus.de, që akuzon Zëvendëskryeministren Balluku si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.

Bardhi përmes një postimi në Facebook, shkruan se Belinda Balluku tregohet me gisht nga një prej mediave më serioze gjermane mbi një procedurë koncesione që favorizon një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale

Belinda Balluku tregohet me gisht nga një prej mediave më serioze gjermane mbi një procedurë koncesione që favorizon një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale! Ky është shkrimi i dytë në pak ditë mbi këtë aferë të dyshuar kriminale dhe duhet të shërbejë si nxitje për SPAK për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë”, shkruan Bardhi, teksa poston shkrimin e medias gjermane.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *