Xhixho: Dënoj me forcë aktet terroriste në Zubin-Potok, agresorët duhet të ndëshkohen!

0
161

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se Vendosja e eksplozivit ndaj infrastrukturës së furnizimit me ujë në kanalin e Ibër-Lepencit cenon jetën normale të qytetarëve të veriut të Kosovës dhe dëmton akoma më tej procesin e ngadaltë të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shton se ky sulm tregon edhe njëherë se nëse agresorët nuk ndëshkohen nga komuniteti ndërkombëtar, siguria në veri të Kosovës mbetet e kërcënuar.Xhixho: Dënoj me forcë aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan. Vendosja e eksplozivit ndaj infrastrukturës së furnizimit me ujë në kanalin e Ibër-Lepencit cenon jetën normale të qytetarëve të veriut të Kosovës dhe dëmton akoma më tej procesin e ngadaltë të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.Kjo ngjarje, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka për qëllim të krijojë në veri të vendit një klimë pasigurie, që dekurajon qytetarët e Kosovës e në veçanti serbët, të bëhen pjesë e proceseve demokratike. Ky sulm tregon edhe njëherë se nëse agresorët nuk ndëshkohen nga komuniteti ndërkombëtar, siguria në veri të Kosovës mbetet e kërcënuar.

Rasti të kujton sulmin terrorist të Banjskës, autori i të cilit nuk është arrestuar ende sot. Mbrojtja nga Serbia e strukturave kriminale që veprojnë në veri të Kosovës është provë e qartë se Beogradi nuk ka qenë asnjëherë i sinqertë në tryezën e dialogut.Partia e Lirisë shpreh mbështetjen e palëkundur për institucionet legjitime të Kosovës dhe qytetarët e saj, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës .Gjithashtu u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t’i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here