Nga “5D” te “Pylli Orbital”, Këlliçi: Ja aferat ku i ka futur duart Erion Veliaj

0
136

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtues politik në Tiranë Belind Këlliçi në një intervistë për “Ora News” komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Këlliçi u shpreh se vendimi i lirimit nga masa e sigurisë së arrestit me burg të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është vendim llogjik pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Nisur nga kjo llogjikë, Këlliçi u shpreh se ka një standard të dyfishtë, ku lideri i opozitës mbahet në burg pas asnjë akuzë dhe fakt, ndërsa një hajdut si Erion Veliaj ende nuk thirret para drejtësisë.Unë besoj se është çështje shumë pak kohe ku kreu i grupit të strukturuar kriminal “5D” dhe pronari faktik i incineratorit të Tiranës, Erion Veliaj, do të japë llogari para ligjit.Dhe kjo është jo për meritë të SPAK-ut, apo të organeve të drejtësisë. Sepse po të kishin pasur një hetim pro-aktiv, sot nuk do të paguanim minimalisht 80 mijë euro në ditë për një incinerator që nuk ekziston

Shpeshherë kemi parë që vidhet me tendera, me 20 a 30 për qind, apo edhe me 100 për qind siç e Beri Erion Veliaj me “5D”-në.

Kemi parë që vidhet në cilësinë e punimeve, një beton me cilësi të dobët, një rrugë që bëhet pak më e ngushtë, një vepër infrastrukture ndërtohet me 3-fish kosto, një shkollë bëhet me 5-fish kosto, por që të vjedhësh 132 milionë euro me një incinerator që nuk ekziston, nuk është vënë një gozhdë dhe një tullë dhe ku nuk mban asnjë përgjegjësi, kjo bën më së pari me faj SPAK-un, prokurorin e çështjes Dritan Prençin, i cili ka 4 vite që ka kallëzimin e depozituar nga PD-ja, që ka të dhënat aty ku 1800 faqe i kam çuar vetëm unë dhe që ende nuk ka kurajo të zbatojë ligjin.

Dhe të dalë publikisht të thotë që ka një investim dhe opozita e Belind Këlliçi gënjejnë, dhe Bashkia dhe vetë Veliaj kanë të drejtë, ose të pranojë që këtu ka një vjedhje dhe duhet të mbajë dikush përgjegjësi.

Dhe këtu duhet të mbajnë përgjegjësi ata që janë përfituesit realë dhe hartuesit e kësaj afere, pasi nuk mund të mbajnë përgjegjësi për incineratorin e Tiranës vetë Taulant Tusha që është në burg, apo një punonjës bashkie, sepse nuk janë këta përfituesit kryesorë dhe ideatorët e kësaj afere.

Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi, por po them që nuk mund t’i vihet kapak çështjes dhe kësaj dosjeje me punonjës të administratës së Bashkisë së Tiranës, duke amnistuar kreun dhe pronarin faktik Erion Veliaj. Dhe këtë e ka thënë vetë zëvendëskryeministri, ministri përgjegjës, Arben Ahmetaj, sot në arrati”, u shpreh ndër të tjera Belind Këlliçi.Ndërkaq Këlliçi u shpreh se përveç këtyre dosjeve, Veliaj i ka futur duart edhe në afera të tjera korruptive si ajo e Pyellit Orbital, apo edhe e “Eco Park”-ut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here