Berisha: Pronat e ushtrisë e vendosën Begajn President!

0
134

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ndërtimet në pronat e ushtrisë do të prishen.

Berisha theksoi se pronat e ushtrisë nuk mund të jepen kurrë për ndërtime, duke theksuar se “do të anulohen të gjitha, pa asnjë diskutim”.

Kreu i PD-së u shpreh se janë pikërisht këto prona që e vendosën Bajram Begajn President të Republikës së Shqipërisë.

Sali Berisha: Anulim i të gjithave, pa asnjë diskutim dhe i rikthim i ushtrisë. Le të fillojë ndërtimet, ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe nuk mund të jepen kurrë. Për të justifikuar veten tha se do të jepen për turizëm. Por kush e bëri Bajramin president? Ato prona e bënë?

Sepse firmosi pa pyetur presidentin, që nuk mund të firmosej kurrë. Presidenti në Kushtetutë është kryekomnandati i ushtrisë dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes së FA, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë, jo në të gjithë madhësinë, Durrësi ka qenë, ky do që të gjitha ti marrë dhe të ndërtojë, Është vetë aksioner. Qëndrimi i PD është kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here