Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro?

0
123

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua socialsitëve se, si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?

“Ju caktoni buxhetin më të ulët për arsimin, në një kohë kur arsimi në vitet tuaja pësoi rrokullisjen më të madhe në botë.
Ju caktoni një buxhet mizerabël për kulturën, në një kohë kur kulturën e keni asgjësuar pothuajse tërësisht në zbatim të doktrinës së monstrës së njerëzimit, Xhorxh Sorosit.
I fshitë nga harta e Tiranës teatrot dhe të gjitha institucionet kulturore.
A e kuptoni ju?
Ju uleni në këtë sallë, t’u them alienë, ju nuk jeni, ju jeni çeta e Ali Babait.
Po, po!
8.2 miliardë euro, po si mund të votoni ju një buxhet të tillë dhe të mos i rrisni të paktën 20 përqind pensionet në Shqipëri.
Sepse ju zgjidhni midis vjedhjes dhe pasurimit tuaj dhe kafashatës së qytetarëve.
Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Asnjë projekt nuk kërkoj të anulohet.
Çdo projekt mund të realizohet me buxhetin 8.2 miliardë.
Por a e patë o qytetarë se si e bëjnë?
A e dëgjuat atë Gjylametin që njëherë e sikterisni, njëherë e ktheni që numëronte sa do marrin ministrat dhe zëvendësit?
A e dëgjuat që të thotë kaq do marrë i riu, kaq do marrë pensionisti, kaq do marrë fermeri?
Asnjë prej tyre.
Sepse ekziston vetëm parajsa juaj e ndërtuar mbi vjedhjen, krimin.
Unë erdha këtu, u lashë me disa emra, u gjeta me emra të tjerë.
Ishte Edvin Droga, gjej Edvin Metamorfozën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here