Maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.
AGJENDA E PUNIMEVE PARLAMENTARE
Kuvendi nisi në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës është miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit të vitit 2025.Miratimi i buxhetit kërkon shumicë të thjeshtë votash, teksa sot do të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.